Java 8. Ada – Skrapari 7-1 Ada kishte mundur disa javë më parë Partizanin me rezultatin 5-0

Rrjetet sociale:
Ada e Velipojës shkatërroi 7-1 Skraparin, pikërisht skuadrën që nga ana e saj kishte mundur Skënderbeun 5-3 në turin e parë e të Kupës së Shqipërisë. Formacioni i Kreshnik Krepit i “terrorizoi” skrapalinjtë falë një triplete të Jurgen Gjinit, por dhe golave të Entrit Nikës, Indrit Tulës, Elidor Doçit e Bledar Përfatit. Golin e flamurit për Skraparin e shënoi Aulet Guri. Ada kishte mundur disa javë më parë Partizanin me rezultatin 5-0, duke qenë skuadra që ka shënaur më shumë gola në 8-të javët e para: 18 të tillë, 8 gola të pësuar.
Ada-Skrapari 7-1
14’ Gjini, 19’ Gjini, 30’ Nika, 36’ Tula, 44’ Gjini, Doci 80’, 90’ Përfati/ Guri 76’
Kategoria e Parë
Java 8,
Të shtunën, 24.10.2009
Kamza-Gramshi 0-0
Lushnja-Burreli 4-0
Elbasani-Memaliaj 1-0
Luftëtari-Bylis 0-2
Besëlidhja-Bilishti 3-0
Ada-Skrapari 7-1
Turbina-Sopoti 3-1
Të hënën, 26.10.2009
Pogradeci-Partizani
Numri i klikimeve - 1810
E Shtune, 24 Tetor 2009