Java 8. Luftëtari – Bylis 0-2Bylisi ishte ekipi i vetëm që fitoi në transfertë në shtatë takimet e luajtura

Rrjetet sociale:
Bylis arriti një fitore të rëndësishme në transfertë me Luftëtarin, duke fituar 2-0 në Gjirokastër. Dy gola në pjesën e dytë, një i realizuar nga Akamba Hyacinthe dhe një autogol i qëndërbrojtësit të Luftëtarit, Elvis Laze, i siguruan Bylisit fitoren e tretë në transfertë dhe të gjashtën në tetë jave kampionat, duke i ngjitur ballshiotët e Ilir Spahiut në kuotën e 18 pikëve. Bylisi ishte ekipi i vetëm që fitoi në transfertë në shtatë takimet e luajtura, me përjashtim të ndeshjes, Pogradeci-Partizani, që luhet ditën e hënë.
Kategoria e Parë
Java 8,
Të shtunën, 24.10.2009
Kamza-Gramshi 0-0
Lushnja-Burreli 4-0
Elbasani-Memaliaj 1-0
Luftëtari-Bylis 0-2
Besëlidhja-Bilishti 3-0
Ada-Skrapari 7-1
Turbina-Sopoti 3-1
Të hënën, 26.10.2009
Pogradeci-Partizani
Numri i klikimeve - 1813
E Shtune, 24 Tetor 2009