Ja rregullat për plotësimin e formularit A2 për shkollën e lartë
Të gjithë maturantët do të kenë mundësi që deri në datën 2 gusht të plotësojnë formularin A2 i cili është kriteri kryesor për tu regjistruar në një nga universitetet shqiptare . Kështu maturantët kanë edhe 5 ditë afat për të plotësuar A2, pasi sipas burimeve pranë MASH,
shkollat e mesme do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë dhe të dielë. Në gjimnazet e Tiranës, formulari A2 pothuajse është tërhequr nga kandidatët, ndërkohë që të gjithë maturantëve ju është lënë mundësia për ta fotokopjuar A2 me qëllim shmangien e gabimeve gjatë plotësimit të tij. Nxënësit i kanë marrë formularët, i kanë tërhequr. Fillimisht u kemi dhënë kopje që të jenë më të kujdesshëm në plotësimin e formularit A2, pavarësisht se sivjet plotësimi i formularit A2 ka shumë prioritete siç është fakti që kanë të tëra pikët në dorë, ato të provimeve te detyruara, mesataren dhe provimet me zgjedhje. Kështu që çdo nxënës është në gjendje të bëjë një llogaritje shumë të saktë të maksimumit të pikëve që ka thotë Luljeta Basha, drejtoreshe e gjimnazit Partizani. Ndërkohë edhe në gjimnazet e tjera, jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë vendin tashmë maturantët e kanë tërhequr formularin A2 dhe pasi e kanë fotokopjuar atë e kanë plotësuar me ndihmën e profesorëve.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"