E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja sa albume ka shitur Amerika në 2012-tën

Këtë vit që sapo lamë pas, Amerika ka shënuar rritje për 3.1% sa i përket shitje së albumeve dhe muzikore.

Shitja e albumeve digjitale është rritur për 14.1% duke shitur kështu 118 milionë kopje. Ndërkaq, amerikanët kanë blerë 316 milionë albume në vitin 2012 e në këtë pikë duke shënuar rënje të lehtë në krahasim me 2011-tën.

Albumi më i shitur ishte, “21” i këngëtares britanike, Adele me 4.4 milionë kopje të shitura ndërkaq, i dyti është albumi, “Red” i këngëtares, Taylor Swift që u shit në 3.1 milionë kopje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›