E Martë, 3 Nëntor 2026

Ja sa u regjistruan nga Censi, në 58 ditë, INSTAT ka bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave

Procesi i Censit, që zgjati 57 ditë është përmbyllur tashmë. Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë. Ka qytearë që nuk u bënë pjesë e procesit, pasi asnjë anketues nuk ka trokitur në shtëpitë e tyre.

INSTAT nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar pas përfudnimit të procesit dhe as të qartësojë çfarë do të bëhet me rastet e paregjistruara. Ky është censi i 12 që zhvillohet në vend që nga viti 1923. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censi 2001.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›