E Martë, 3 Nëntor 2026

Sarandë/ Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 44-vjeçari

Vijon megaoperacioni “Tempulli” për goditjen e veprimtarisë kriminale për shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Efektivët e Sarandës kanë vënë në pranga një 44-vjeçar i cili pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe i shiste në qytet, pranë shkollave.

Policia ka sekuestruar 63 doza kanabis gati për shtije.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Nakotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi P. M., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›