Ja se çfarë shkruan “Progres Raporti”

Në vlerësimin e përgjithshëm, Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se ende nuk janë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, pavarësisht progresit të shënuar gjatë vitit të fundit në zbatimin e disa prej 12 prioriteteve të përcaktuara në opinionin e vitit të kaluar të Komisionit, lidhur me aplikimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.
Lidhur me kriteret politike theksohet se, “Shqipëria ka bërë progres të kufizuar drejt përmbushjes së kritereve politike të Kopenhagenit. Qeveria shqiptare ka bërë përpjekje për të çuar përpara agjendën e integrimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht përmes përgatitjes së një plan veprimi për plotësimin e prioriteteve kryesore të BE-së. Ky proces ka përfshirë diskutimin me opozitën në komisionin parlamentar për Integrimin Evropian”.
Sipas raportit të KE, “përmirësime të pakta janë shënuar për sa i takon rregullores parlamentare”.“Shqipëria ka miratuar një strategji të reformës së gjyqësorit dhe një plan veprim, që përbën baza të mira në kuadër të reformave. Një vendim i Këshillit të Ministrave përfaqëson një qasje uniform dhe standardet për krijimin e institucioneve publike”, thuhet në raport.
Raporti vlerëson se, “lufta kundër krimit të organizuar ka shënuar progres, kryesisht përmes bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar dhe zbatimit të ligjit anti-mafie, përfshirë edhe konfiskimin e aseteve kriminale”.
Raporti vlerëson gjithashtu se janë bërë progres edhe në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut. “Aprovimi i ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe disa përmirësime për sa i takon trajtimit të të burgosurve përbën një hap të rëndësishëm përpara në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut”, thekson raporti, i cili shton se, “Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”.
Megjithatë, thekson raporti, “përpjekje të konsiderueshme dhe të pandërprera do të nevojiten për të zgjidhur mangësitë në planin politik”.
“Për sa i përket demokracisë dhe shtetit ligjor, kriza e vazhdueshme politike dhe zhvillimet e mëtejshme konfrontuese kanë penguar zbatimin e reformave dhe pjesëve të rëndësishme të legjislacionit, që janë në pritje për t’u miratuar", thuhet në raport.
Sipas tij, “klima polarizuese politike karakterizoi gjithashtu edhe zgjedhjet lokale të 8 majit. Pavarësisht zhvillimit të mirë të procesit në ditën e votimit dhe procesit në përgjithësi pozitiv të numërimit, zgjedhjet u karakterizuan nga mangësi dhe polemika, kryesisht për sa i takon gjykimit të ankesave post-zgjedhore lidhur me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.
Raporti thekson se, “reforma zgjedhore është bllokuar”. “Hapa të rëndësishëm në reformën për administratën publike nuk janë përfunduar dhe funksionimi i sistemit gjyqësor ka nevojë të përmirësohet më tej. Progresi në luftën kundër korrupsionit ka qenë i kufizuar.
Ekzistojnë shqetësime lidhur me presionet që pengojnë pavarësinë e medias. Progresi në miratimin dhe zbatimin e strategjisë së reformës së pronësisë dhe plan veprimit të saj është i kufizuar. Zbatimi i mjeteve legjislative dhe politikave në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, përfshi edhe komunitetin rom, ka nevojë të përmirësohet më tej”, janë disa nga anët negative të raportit.
Lidhur me kriteret ekonomike, raporti i KE vlerëson se, “ekonomia shqiptare ka ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e saj pozitive gjatë dhe pas krizës ekonomike globale. Shqipëria ka arritur progres drejt shndërrimit në një ekonomi tregu funksionale.
Kapaciteti i vendit për të përballuar presionet e konkurrencës dhe të forcave të tregut brenda bashkimit në terma afat-mesëm është në rrugën e duhur, nëse Shqipëria do të rrisë reformat strukturore, përfshi edhe fuqizimin e sistemit ligjor, forcimin e kapitalit fizik dhe njerëzor”.
Sipas raportit, “edhe pse kërkesa e brendshme është dobësuar, eksportet e fuqishme kanë çuar në rritjen ekonomike prej 3.8% në vitin 2010. Inflacioni ka mbetur i qëndrueshëm falë politikave të shëndosha monetare të Shqipërisë”.
Mangësitë për sa i takon të drejtës së pronës, zbatimit të kontratave dhe shtetit ligjor, së bashku me infrastrukturën e dobët dhe kapitalin njerëzor si dhe shkalla e lartë e informalitetit në ekonomi, kanë vazhduar të pengojnë zhvillimin ekonomik”.
“Borxhi publik relativisht i lartë dhe niveli i lartë i huave të këqija në sistemin bankar janë çështje shqetësuese”, vëren raporti.
Lidhur me legjislacionin e BE-së, raporti vlerëson se, “Shqipëria ka bërë progres në përmirësimin e aftësisë së saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit përmes përafrimit të legjislacionit dhe standardeve të BE-së, veçanërisht në aspekte të lëvizjes së lirë të mallrave, politikave të sipërmarrjes dhe atyre industriale, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë dhe kontrollit financiar.
Megjithatë, raporti thekson se, “përpjekje më të shumta duhen, pasi progresi ka qenë i kufizuar në fusha të tilla si lëvizja e lirë e punonjësve, prokurimet publike, ligji për pronësinë intelektuale, shoqërinë e informacionit dhe kapacitetet administrative, si dhe në sektorin e energjisë dhe mjedisit.
“Në përgjithësi, kapacitetet administrative për zbatimin e legjislacionit duhet të forcohen më tej”, përfundon progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë. /Start/
2011-10-12 19:55