E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja si Pollo po rrëmben 20 milion eurot e RTVSH-së për dixhitalizimin

Projekti 20 milionë euro: Ministria për Inovacionin nuk përcakton qartë llojin e tenderimit dhe nuk përputh afatet

Ministria për Inovacionin, e cila aktualisht po vepron si autoriteti konkrator për sa i përket tenderit për dixhitalizimin e sistemit të transmetimit në vend, nga analog në dixhital, është e paqartë në shpjegimet e saj për procedurat që po ndjek në lidhje me këtë projekt me vlerë 20 milionë euro. Në një hulumtim të gazetës Shqip, rezulton se afatet e vendosura për këtë tender në rastin më të mirë nuk përputhen me njëra-tjetrën. Ato nuk janë gjithashtu në përputhje me vetë formën e zgjedhur nga kjo ministri për të zhvilluar këtë tender me rëndësi kombëtare. Kjo mospërputhje bëhet dhe më e madhe, nisur nga fakti se në sqarimet e saj, për hijet e dyshimit të hedhura për këtë tender, ministria nuk sqaron në mënyrë të plotë nëse procedura e ndjekur është e hapur ndërkombëtare, apo me negocim. Këto përcaktime janë lloje të ndryshme tenderimi, afatet e procedurave të të cilave janë të ndryshme, sipas ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar Për prokurimin publik. Ministria sqaron se: Gara në fjalë është një tender i hapur ndërkombëtar, një procedurë që mbështetet plotësisht në ligjin për prokurimet publike, që ka përcaktuar qartë se në procedurën me negocim, me shpallje, afati minimal kohor për dorëzimin e ofertave, është 20 ditë. Por në sqarime harrohet të theksohet se në rast se kemi të bëjmë me një procedurë të hapur, ndërkombëtare apo jo, atëherë afati për dorëzimin e ofertave është jo më pak se 52 ditë nga data në të cilën është botuar njoftimi në buletinin zyrtar dhe jo 20 ditë siç ndodh në rastin e procedurave me negocim. Në rast se marrim të mirëqenë faktin se ministria, si autoritet kontraktor, në kuadër të procedurës me negocim ka respektuar afatin 20-ditor të publikimit të ofertës, te firmat e interesuara për të marrë pjesë në tender, përsëri shohim mospërputhje serioze në afatet e vendosura.

Datat e ndryshme

Ministria për Inovacionin ka zgjedhur datën 5 prill 2013, për të bërë një njoftim të hapjes së tenderit për dixhitalizimin në gazetën e mirënjohur europiane Financial Times. Në njoftimin e bërë publik, kjo ministri deklaron shpalljen e tenderit për financimin, dizajnimin, instalimin, trajnimin dhe transmetimin e frekuencave në një sistem dixhital (DVB-T2). Aty theksohet fakti se procedurat dhe kushtet për aplikim firmat do ti gjejnë në një portal online të ministrisë, duke nisur nga data 5 prill 2013. Po kështu, aty theksohet se kërkesat nga firmat duhet të dorëzohen deri më 6 maj. Por, nga ana tjetër, kjo ministri paraqet të njëjtën shpallje tenderi, kësaj radhe në buletinin periodik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

timthum

Në dokumentin e 22 prillit që gjendet në faqen zyrtare të APP-së, ministria thekson se procedurat dhe kushtet për aplikim firmat do ti gjejnë në një portal të ministrisë, duke nisur nga data 12 prill 2013. Nga ana tjetër, kjo ministri jep dhe një tjetër datë për dorëzimin e kërkesës, duke shpallur datën 13 maj. Pra shihet qartë që ministria në dy njoftime për këtë tender vendos data të ndryshme, me një diferencë prej shtatë ditësh, për të njëjtin tender. Ajo shtyn me shtatë ditë shpalljen e tenderit dhe po kështu me shtatë ditë të tjera afatin se kur firmat duhet të dorëzojnë dokumentacionin. Nuk dihet se pse kjo ministri paraqet data të ndryshme për njoftimin e një tenderi të tillë të rëndësishëm dhe me një vlerë monetare prej 20 milionë eurosh, por minimalisht mund të thuhet se këto njoftime tregojnë një mungesë të plotë serioziteti në procedurë dhe po kështu një pengesë të rëndësishme për firmat ndërkombëtare të interesuara në këtë tender. Një firmë e interesuar minimalisht nuk di se cili është afati zyrtar i përcaktuar për dorëzimin e dokumentacionit.

timthum2

Publikimi në APP

Një lëmsh afatesh dhe datash shoqëron dhe publikimin e njoftimit për tender që kjo ministri ka publikuar në buletinin javor të Agjencisë së Prokurimit Publik, portalin kryesor nga ku firmat e interesuara marrin njoftimin për tenderët. Kjo ministri ka zgjedhur 22 prillin për ta bërë publik njoftimin e saj për hapjen e këtij tenderi, në një kohë kur deklaron se procedurat dhe kushtet për aplikim janë të vendosura online, duke nisur nga data 12 prill në një portal të hapur nga kjo ministri. Nuk dihet çfarë e ka penguar këtë ministri të vonojë me 10 ditë publikimin në buletin (i përditësuar çdo të hënë). Ajo mund të zgjidhte ta nxirrte njoftimin në buletin e datës 8 prill ose dhe në atë të datës 15 prill, në mënyrë që firmat të merrnin informacion në një kohë sa më shpejt të ishte e mundur. Një vonesë e tillë tregon papërgjegjshmëri dhe hedh hije të forta dyshimi, se ministria ka pasur interes ta shtyjë datën e bërjes publike të një njoftimi të tillë.

Afatet në ofertë

Ministria për Inovacion ka bërë publike si dokumente tenderi një material të gjatë të publikuar në anglisht, me titull Kërkesë për propozim dhe një tabelë me afatet kohore që firmat duhet të zbatojnë, në mënyrë që të kualifikohen për tenderin me vlerë 20 milionë euro. Në këtë tabelë afatesh, si fillim vendoset data 12 prill, koha në të cilën firmave u është paraqitur kërkesa për propozim. Por shtatë ditë më pas, pra në datë 19 prill, ministria vendos një tjetër afat. Kësaj radhe për konfirmimin e firmave, të cilat do ti përgjigjen propozimit të kësaj ministrie. Pra kjo ministri, si autoritet kontraktor, pretendon ta vijojë garën vetëm me firmat, të cilat në datë 19 prill do të kenë shprehur interes, pa lënë kohën e mjaftueshme prej minimumit 20 ditë që firmat e tjera të njihen me kërkesën për propozim. Pavarësisht se afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është vendosur 13 maji, afati 19 prill i vendosur në mes duket se pengon firmat e interesuara të vijojnë procesin. Nga ana tjetër, është interesant fakti se kjo ministri përcaktoi 17 majin si datën kur listat e shkurtuara të firmave do të njoftohen se plotësojnë kriteret dhe po kjo datë vendoset për vlerësimin e tyre dhe për lajmërimin e firmës së preferuar. Në këtë rast duket se ka një shkelje të procedurës me negocim, sepse nuk lihet kohë për negocimin e ministrisë me secilën nga firmat që përmbushin kriteret, por kalohet direkt te përzgjedhja e të preferuarit. Aq më tepër që në dokument as

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›