E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si do të duket bulevardi i ri i Tiranës

avën e ardhshme, Bashkia e Tiranës do të përzgjedhë kompaninë e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës. “4 kompani prestigjoze ndërkombëtare nga Evropa dhe Lindja e Mesme paraqitën ofertat financiare si dhe dokumentacionin përkatës, për të realizuar këtë projekt strategjik, më i rëndësishmi i realizuar në 70 vitet e fundit në kryeqytet. Ky projekt i lançuar për herë të parë nga kryebashkiaku Basha gjatë fushatës elektorale të vitit 2011, nis të shndërrohet në realitet, rreth 2 vjet pas zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Tiranës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj bashkie.

“Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj. Ndërtimi i bulevardit të ri do të shtojë mbi 150 mijë metra katrorë gjelbërim, përgjatë aksit të tij, ose afërsisht 5 herë më shumë se parku “Rinia“”.

Projekti që do të zbatohet për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës u hartua nga studio arkitekturore britanike “Grimshaw Architects”.

Përzgjedhja e studios britanike u bë nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga personalitete me famë botërore në këtë fushë si z. Daniel Libeskind, Dr.Sarah Whitting, Dr. Philip Road, Giles Robin Dolphin si dhe ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›