Tensione në Oktisi të Strugës, pengohet ndërtimi i një kishe

Një situatë e tensionuar sot ka mbretëruar në fshatin Oktisi të Strugës, ku banorët myslimanë të fshatit kanë penguar vendosjen e gurit themeltar për ndërtimin e një kishe në këtë fshat. Banorët e krishterë maqedonas sot kishin nisur ceremoninë për vendosjen e gurit themeltar për kishën Shën Dhimitri, me pretendimet se posedojnë të gjitha lejet e nevojshme, raporton agjencia Ina.
Mirëpo, menjëherë janë rebeluar banorët myslimanë, të cilët kanë penguar vendosjen e gurit të themelit. Situata është e tensionuar dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të shumta policore, të shoqëruara nga njësitet speciale.
Zëdhënësi i Policisë së Ohrit, Stefan Dimovski deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se nuk po lejohet afrimi dhe mundësia e përleshjes ndërmjet dy grupeve./Indeksonline/