Shembet shkëmbi, lëndohen tri gra

Tri gra janë lënduar lehtë, kur në platonë para manastirit nën malin Ostrog është shembur një shkëmb, njoftojnë mediat malazeze.
Drejtori i spitalit të Nikshiqit konfirmoi për gazetën Vijesti se tri gra janë pranuar dje pas orës 18 në këtë spital me lëndime të lehta dhe se ato janë lëshuar pasi iu është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Ky manastir është i veçantë në Malin e Zi, pasi është i vendosur pikërisht në malin shkëmbor Ostrog.
Para më pak se një muaji, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Malazeze, Stevo Vuçiniq tha se Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi realizon të ardhura vjetore prej 50 milionë eurove vetëm nga ky manastir. Ai shtoi se “Kisha Serbe (ato para) me thasë i nxjerr nga vendit dhe i investon në Serbi e në Republika Sërpska./Indeksonline/