Ja si e nderojnë SALIUN 90% e shqiptarëve sipas germave të alfabetit
Nga Kledian Lula, kledianlula@yahoo.com
Prej 6 muajsh kam monitoruar personalitetin publik të kryeministrit SALI BERISHA, duke mbledhur opinione rreth figurës së tij nga bisedat e lira, etiketime të bëra në Facebook dhe në komentet on-line të forumeve të lira, të gazetave, të faqeve sociale e rrjeteve të tjera të komunikimit elektronik. Dikujt, ose edhe vetë SALIUT, mund ti duket si cenim privatësie ky monitorim. Në fakt, unë mendoj se nuk është aspak i tillë. Nuk e as gabim njerëzor i bërë nga ana ime. Por është një detyrim publik, për të publikuar atë që mendohet e thuhet lirshëm nga shqiptarët, për kryeministrin e tyre. SALIU është kreu i qeverisë e politikës zyrtare. Dhe si i tillë, opinioni duhet të di se cili është mendimi i njerëzve figurën e tij si qytetar, si politikan, si kryeqeverisës i jetës së tyre. Nga ky monitorim me afro 200 mijë lexime etiketimesh Për SALIUN, duke shpërfillur etiketime ofenduese, më rezultoi se në 90% të tyre, shqiptarët e etiketojnë SALI BERISHËN, si figurë të padëshirueshme, anti-kombëtare, të korruptuar, të dhunshme, demagoge, përçarës kombëtar, intrigant, sundimtar, vrasës, shkelës të drejtash të njeriut, premtues-mashtrues, politikan konfliktual, qeverisës i dështuar etj, etj.. Këtë profil të SALIUT, për të qenë më evidentues e kam detajuar, sipas gërmave të Alfabetit Shqip:
GËRMA A: Anti-shqiptar, ashtu si tradhtari Esat Pashë Toptani, shiti trojet kombëtare detare tek Grekët, duke bërë pazare me klane të caktuara, për interesa përfitimesh vetiake politike e ekonomike.
GËRMA B: Bashkëpunëtor në krime ekonomike me objekt pasurimin familjar e klanor, nëpërmjet vjedhjes së pasurive e financave kombëtare shqiptare, duke e shoqëruar me ligjvënie mafioze në parlament.
GËRMA C: Cinik deri në hakmarrje kriminale ndaj kundërshtarëve politikë, ndaj bashkëpunëtorëve brenda PD e qeverisjes dhe ndaj gjithë atyre figurave publike politike dhe intelektuale që e demaskojnë publikisht.
GËRMA Ç: Çerr rajonal e ndërkombëtar i krimit të organizuar në Shqipëri, personi VIP që ka eksluzivitetin e veprimtarisë së klaneve mafioze, rezidenti që rekomandon, ligjëson dhe lejon funksionimin e lirshëm të të gjitha fijeve të këtij krimi me seli në pushtetit politik dhe qeverisjen SALI.
GËRMA D: Don Kishoti Shqiptar i kohëve modern. Kapardiset në mënyrë komike majë kalit të ngordhur e të vjedhur (pushtetit) dhe ulëret rrugëve, shesheve, tribunave e televizioneve: – Unë e kam bërë Shqipërinë kopshtin më të bukur të botës, popullin më të lumtur të botës, ekonominë më të fuqishme të botës.
GËRMA DH: Dhelpër, skile e vjetër, hedh gurin e fsheh dorën në të gjithë veprimet që kryen kur ka interesa vetjake, ose detyrime shërbimi ndaj të tjerëve. Sa herë dhe kudo që ndodh diçka problematike në politikën, në shoqërinë dhe qeverisjen shqiptare, si eksponent kryesor del emri tij, si nxitës, organizator, i interesuar ose përfitues.
Gërma E: Enver Hoxhë i sistemit dhe modelit ekonomik e politik kapitalist. Sundon me dhunë, bënë ligje me dhunë, nënshtron institucionet me dhunë, kërcënon, masakron, burgos dhe vret publikisht për të mbajtur pushtetin personal, familjar e klanor dhe nuk ndëshkohet nga ligji.
GËRMA Ë: Ëndërron të bëhet Mbret i Shqipërisë, të futet në listën patriotëve, të rilindësve e heronjve kombëtarë shqiptar, kur në fakt ëshët futur me gjallje në listën e shkatërruesve dhe tradhtarëve të kombit.
GËRMA F: Feudal i kohëve moderne, i njohur familjarisht si posedues llogarishë të fuqishme bankare, të fshehura në bankat e huaj. Zotërues faktik tokash, trojesh në vijën bregdetare, pronar linjash prodhimi, vilash luksoze,
GËRMA G: GINES, ka fituar këtë titull botëror në dështimet gjatë qeverisjeve të tij, me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare dhe jetën e shqiptarëve, si rikthyes, projektues e realizues i Shqipërisë mesjetare, sipas modelit tipik GETO.
GËRMA GJ: Gjenerali i piramidave famëkeqe shqiptare, nëpërmjet të cilave u vodhi shqiptarëve edhe lekët e bukës, duke i kthyer në pasuri për pushtetin, klanet dhe familjen e tij, me pasojë djegien e Shqipërisë dhe vrasjen e mbi 3 mijë shqiptarëve, në luftën civile që ndezi në vitin 1997.
GËRMA H: Hajdut i mirënjohur votash, nuk lejon dhe nuk pranon votime të lira e të drejta, përdor kërcënimet, aferat korruptive, dhunën dhe manipulimet shtetërore, për të vjedhur votat e pushtetit.
GËRMA I: Intrigant i kualifikuar. I njohur si i tillë qysh përpara viteve 1990 në kolektivin e spitalit. I njohur si tillë gjatë 20 vjetëve në PD. I njohur si i tillë në qeverisje e në politikë.
GËRMA J: Jago, i etiketuar me këtë nofkë, për shkak sepse është ekspozuar e konfirmuar si i tillë, në gjithë veprimtarinë e tij shoqërore, politike dhe qeverisëse, nofkë ko e ngjitur që nga koha e viteve studentore.
GËRMA K: Koka e kupolës së mafies shqiptare, i lidhur totalisht prej saj, në çdo hap vërteton dukshëm, se ka ndërtuar një qeverisje e politikë ligjvënëse në shërbim të saj.
GËRMA L: Letër higjienike, plotësisht i papërfillshëm nga shqiptarët e ndërkombëtarët, si figurë e komprementuar me të keqen dhe e degraduar në planin shoqëror, intelektual, politik e shtetëror.
GËRMA LL: Llumi inteligjencës shqiptare, model i deformuar i qytetarit të skaduar. Ka cënuar rëndë dhe ka përdhosur totalisht, figurën publike dhe integritetin e politikanit e të shtetarit shqiptar.
GËRMA M: Monopolist i të gjithë strukturave lokale e qendrore të PD, kontrollues dhe përdorues aktiv e këmbëngulës deri në krim, i të gjithë institucioneve shtetërore për interesat e sundimit të tij.
GËRMA N: Ndërmjetës përcaktues, i mafies ekonomike rajonale me bazë asetet dhe financat publike të Shqipërisë. Miratues i skemës së funksionimit të pastrimit të parave të pista në lavazhin e sistemit bankar shqiptar, me shef dispeçerie qendrore, akrobatin kryefinanciar Adrian Fullani, Guvernatori i Bankës së Shtetit Shqiptar.
GËRMA NJ: Njollosës i qëllimtë me objekt denigrimin, i figurave publike të shkencës, të shoqërisë civile, të medias së lirë, të artit, të sportit, të ekonomisë, të drejtësisë e të Shtetit Shqiptar.
GËRMA O: Organizator i gjithë trazirave politike që lindin, zhvillohen dhe acarohen deri në konfliktualitet të ashpër shoqëror, politik e institucional në Shqipëri.
GËRMA P: Përçarës i qëllimtë i kombit shqiptar, ka futur mijëra familje e qendra të banuara në hasmëri e në ngujim. Mijëra shqiptarë janë vrarë e njeri-tjetrin, për shkak të kësaj politike përçarëse të inskenuar e të nxitur prej tij.
GËRMA Q: Qendra e gjithë të këqijave, që i janë shkaktuar dhe po i shkaktohen në vazhdim këtij vendi e këtij populli, duke e lënë edhe jashtë familjes europiane.
GËRMA R: Roje besnike në mbrojtje prej ndëshkimit ligjor, i ministrave, deputetëve, bashkëpunëtorëve në biznese, duke bllokuar, komprometuar, kërcënuar, sulmuar dhe urdhëruar drejtësinë të mbyll dosjet e krimit të tyre.
GËRMA RR: Rrëmbyes, torturues, masakrues dhe zhdukës i biznesmenëve, duke përdorur shërbimin sekret shtetëror. Tutor shtetëror i bizneseve, duke u imponuar atyre financimin e veprimtarive të pista të klanit qeverisës, të familjarëve të tij e të veprimtarive mediatike në shërbim të pushtetit të tij.
GËRMA S: Spiun i i