E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si qetësohet Justin Timberlake

Mes shumë koncerteve, incizimeve në studio dhe paraqitjeve televizive, Justin Timberlake pranon se kohë pas kohe ndjehet i stresuar.
Këngëtari ka folur rreth terapisë që përdor për tu qetësuar, që është një formë terapie fizike, me jastekë.

“Përdor çdo gjë si terapi. Luaj golf, shkruaj këngë, godas jastekë. Njeriu mund të nervozohet aq shumë sa që të godasë murin dhe pastaj mund të thyej dorën, apo ngjashëm… Është gjëja më e marrë që ne njerëzit bëjmë”, u shpreh Timberlake. /Indeksoline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›