E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja si shkatërrohen dhe falen puset e naftës tek kompanitë e huaja

Skandalet e ministrit Prifti me Albpetrol 

Kompanitë e huaja që po operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës po vjelin naftën shqiptare pasi kompania e naftës dhe e vetmja në vend Albpetrol po tregohet e pa zonja jo vetëm në nxjerrjen e naftës por edhe në përpunimin e saj. Mungesa e investimeve në pajisje e makineri, teknologji apo edhe në segmente të ndryshme që bëjnë të mundur rritjen

e prodhimit të naftës bruto, kanë bërë që firma të ndryshme të hyjnë në tregun shqiptar të naftënxjerrjes dhe kompania Albpetrol të ulë nga viti në vit prodhimin e naftës bruto dhe të shkojë drejt falimentimit. Kompania Albpetrol, e vetmja kompani shtetërore e nxjerrjes së naftës po shkon drejt një falimentimi të qëllimshëm dhe kjo po ndodh në prag të privatizimit. Duket se qëllimet e ministrit Dritan Prifti janë të qarta për drejtuesit që janë në krye të kësaj ndërmarrje. Prifti kërkon të çojë këtë ndërmarrje drejt falimentimit në mënyrë që ti ulë vlerën dhe më pas tia lëshojë nëpërmjet privatizimit miqve të tij. Ka zëra që tashmë janë ndara pazaret se kujt do tia fal ministri këtë kompani, por fillimisht asaj duhet ti ulet vlera e shitjes. Faktin e falimentimit të kësaj ndërmarrje e vënë në dukje edhe inxhinierët dhe specialistët e kësaj ndërmarrje. Të pyetur nga gazeta për gjendjen aktuale të kësaj kompanie mësojmë se në këto pesë vitet të fundit, për këtë kompani ka pasur një strategji të qartë, atë të mosinvestimit dhe nxjerrjen jashtë prodhimit të shumë puseve të naftës apo edhe të mbylljes të shumë sektorëve. Mosmenaxhimi si duhet i teknologjisë në shfrytëzimin e nxjerrjes së naftës, në shfrytëzimin e puseve me injeksion (tretës të ndryshëm, si solari) mungesa e tij dhe injektimi i tij në kohën e duhur ka bërë që shumë puse nxjerrës të naftës të ulin ndjeshëm prodhimin e tyre. Mos injektimi i solarit në shtresën e naftës bruto viskoze apo edhe vjedhja dhe shpërdorimi i tij ka bërë që nxjerrja e naftës bruto të ulet ndjeshëm në të gjithë sektorët e saj.

Firmat e huaja që operojnë në naftën shqiptare
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në sitin e kompanisë Albpetrol, mësohet se kanë qenë disa firma të huaja që nga viti 1994 që operuan në fushën e prodhimit apo gjetjen e vendburimeve të reja të naftës. Në ditët e sotme, në të gjithë zonën që administrohet prej kompanisë së naftës Albpetrol operojnë tre firma të huaja. Bankers Petroleum Ltd, e cila filloi në vitin 2006 pas largimit të firmës SAXON International Energy Ltd, është firma kanadeze Stream Oil&Gas Ltd, kompania kanadeze Sherwood International Petroleum LTD, si dhe një firmë e re e cila po ndërton punën në hapat e saj të parë Visoka energy. Të gjitha marrëveshjet mes kompanisë Albpetrol dhe firmave të huaja që operojnë në naftë janë lidhur konform ligjit në fuqi për hidrokarburet Nr.7746 datë 28/07/1993, sipas vendimit Nr.509 datë 08/08/2007 të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Ku operojnë këto firma?
Stream Oil&Gas Ltd, për vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht- Kocul, Ballsh-Hekal dhe bllokun e Delvinës. Kjo firmë ka vënë në dispozicion edhe uebsitin e saj http://ëëë.streampetroleum.com/, por që është jashtë funksionit dhe nuk ka asnjë të dhënë rreth historikut të saj se cila firmë është, çfarë eksperiencë ka në këtë fushë që ushtron aktivitetin e saj. Në vitin 2007, Albpetroli ka lidhur Marrëveshje Hidrokarbure për vendburimin Kuçovë, me kompaninë kanadeze Sherwood International Petroleum LTD. Edhe kjo kompani, edhe pse ka të afishuar në sitin e kompanisë Albpetrol sitin e saj në internet http://www.sherëoodpetroleum.com/, nuk ka asnjë të dhënë për aktivitetin e saj që kryen në naftë në Shqipëri. E vetmja kompani që ka afishuar të dhëna rreth aktivitetit të saj që kryen në fushën e naftës në Shqipëri është kompania http://www.bankerspetroleum.com/. Në bazë të të dhënave të afishuara në sitin e saj, kjo kompani bën publike të dhënat si: Albani është fokusi strategjik për planet Bankers për të ardhmen, duke siguruar një bazë solide e pasurive të prodhimit që do të përkthehet në rritje të prodhimit dhe rezervat. Ne operojnë në fushën e Patos Marinza, i vendosur në lindje të qytetit të Fierit në Shqipërinë jug-qendrore. Kjo 44.000-acre rëndë naftës fushë është më e madhe e naftës në terren në Evropën kontinentale me 4.7 miliard fuçi naftë origjinale në vend. Që nga marrja përsipër e aktivitetit të kësaj firme prodhimi ka arritur nga 600 fuçi nafte në ditë, në 7000 fuçi në ditë brenda harkut kohor të afro katër viteve. Ekzekutimit të suksesshëm të këtyre planeve, pritet që të arrihet një fushë të synuar prodhimin e 20,000 bopd deri në fund të vitit 2012.  

Specialistët: Ministri Prifti përzgjedh puset për kompanitë e huaja 
Nuk kanë qenë të pakta herët kur jo vetëm një person por edhe grupe të përbërë prej inxhinierësh, teknikë e specialistë nafte me përvojë pune në këtë fushë mbi 25 apo 30 vjet e kanë kundërshtuar këtë strategji të shfrytëzimit të fushave naftëmbajtëse, në mënyrat nga më barbare. Inxhinierë dhe specialistë pohojnë se firmat e huaja duhet të marrin për shfrytëzim, puse që nuk kanë prodhimtari të lartë nafte bruto. Këtë, ata e bëjnë pasi kanë paraqitur dokumente se në bazë të një teknologjie të re, moderne dhe duke e aplikuar atë në këto fusha naftëmbajtëse do të rrisin prodhimin e tyre duke përdorur edhe metoda shkencore. Por çfarë ka ndodhur? Specialistët shtojnë se Qeveria dhe Ministria e Energjitikës nga ku varet direkt kompania e naftës Albpetrol i kërkojnë kësaj kompanie që tu japë të dhënat teknike për puset e naftës, për prodhimtarinë ditore, javore, mujore e vjetore për secilin prej tyre. Pasi këto të dhëna u dorëzohen, është Ministria e Energjitikës dhe Këshilli Mbikqyrës, ata që vendosin se cilat puse do të marrë për shfrytëzim kompania e huaj që do të operojë në këtë fushë aktivitetin e saj.

Ulja e prodhimit në Albtetrol
Sipas shifrave të dhëna nga inxhinierë e specialist të kësaj kompanie mësohet se në vitin 2005 në ditë prodhohej 1100 tonë naftë në 24 orë në total, tashmë ky prodhim është disa herë më i ulët. Ata pohojnë se ndërmarrja e prodhimit të naftës Shqeishte nga 200 tonë në 24 orë në vitin 2005 ka arritur që të nxjerrë 110 tonë naftë në 24 orë, po kështu edhe prodhim Patosi nga 135 tonë naftë në 24 orë në vitin 2005 ka arritur që të prodhojë 35 tonë në 24 orë, Marinëza po shkon drejtë shkrirjes si ndërmarrje. Ndërkaq specialistët pranë Albpetrol kanë pohuar se puset që kanë pasur prodhimtari të lartë u janë dhënë firmave të huaja të nxjerrjes së naftës. Momentalisht ndërmarrja e nxjerrjes së naftë në Marinzë nxjerr 20 ton naftë në 24 orë ndërkohë që në vitin 2005 në 24 orë nxirreshin 280 tonë naftë bruto. Në këtë zonë, puset që kanë prodhimtari u janë dhënë firmave të huaja. Puset nuk janë dhënë në bazë të PPE-së (prodhimi para ekzistues) dhe në këtë drejtim nuk ka faj vetëm drejtoria e kompanisë Albpetrol por edhe Ministria dhe qeveria. Puset që momentalisht kanë prodhimtari nuk duhet që tu jepen për shfrytëzim firmave të huaja që operojnë në këtë aspekt, pohojnë inxhinierët e specialistët e naftës. Të huajt që kanë një teknologji më moderne duhet që të marrin puset me prodhimtari të ulet e ti bëjnë ata rentabël, pra tu risin prodhimin, thanë ata. Ky është defekti kryesor në menaxhimin e vendburimeve të nxjerrjes së naftës së Albpetrolit. Kjo dukuri është vënë re jo vetëm në Marinëz por edhe në Sheqishte, Ballësh e së fundmi edhe në Visokë.

Ndërmarrja shfrytëzohet për përfitime personale
Specialistët tregojnë me detaje mënyrën se si Albpetrol apo punonjësit e saj ndikojnë negativisht në këtë ndërmarrje, madje duke e shfrytëzuar atë edhe për përfitime private. Kompania e naftës Albpetrol ka dhënë në kompani të huaja që operojnë në këtë sektor në Marinzë puse të cilat kanë pasur prodhimtari të mirë në nxjerrje të naftës bruto. Marrja në dorëzim e atyre puseve bëhet pasi largohet kulla dhe pajisjet e tjera siç janë çipllaku dhe vulfi. Këto janë pjesë hekuri brum dhe kanë peshë shumë të madhe. Ato

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›