Ja si shkon NATO në Samitin e Çikagos
Gjatë këtij muaji, NATO do të mbajë samitin e ardhshëm në Çikago. Ndryshe nga samitet e Bashkimit Evropian, të cilat mbahen pothuajse çdo muaj, samitet e NATO-s janë të rrallë. Kjo ndihmon për të shpjeguar retorikën e “fryrё” që i rrethon". Samiti i nëntorit 2010-s qё u mbajt nё Lisbonë, u konsiderua si “mё i rëndësishmi në historinë e NATO-s”. A do tё jetë samiti i Çikagos një përjashtim? Për pak kohё edhe mund tё konsiderohej i tillё, me takimin e afishuar fillimisht si një "samitin e implementimit", në të cilin liderët politikë të NATO-s do të përqendroheshin në vlerësimin e progresit të marrëveshjeve ambicioze tё arritura në Lisbonë. Por katër zhvillimet politike që kanë ndryshuar agjendën ndërkombëtare të sigurisë kanë gjasa tё transformojnë “Çikagon” në një samit të profilit të lartë, sipas rregullave tё veta. Pikё sё pari, revolucionet në botën arabe dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Libi kanë ri-fokusuar vëmendjen e aleancës drejt Lindjes sё Mesme dhe Afrikës Veriore. Së dyti, kriza financiare ndërkombëtare do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt në buxhetet e mbrojtjes se anëtarëve të NATO-s. Së treti, në një fjalim qershorin e kaluar, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ringjalli debatin mbi ndarjen e barrës transatlantike dhe solidaritetit brenda për brenda aleancës. Mё nё fund, samiti i parë i NATO-s që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara pas 13 vjetësh mungese, do tё mbahet jo vetëm gjatë një viti elektoral por edhe në vendlindjen e presidentit Barak Obama. Administrata e Presidentit Obama, pikërisht për këtë arsye është veçanërisht e interesuar në “ofertat”, arritjet, të cilat mund të shpallen si suksese të mëdha. Pika kryesore në rendin e ditës për “Çikagon”, me siguri do të jetë Afganistani, nga ku NATO ka vendosur të tërheqë forcat e saj deri në vitin 2014. Aleanca duhet të trajnojë forca ushtarake dhe policore afgane, mjaftueshëm, për të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për stabilitetin në vend, kur forcat e aleancës tё largohen. Në të njëjtën kohë, ajo duhet të përcjellë mesazhin se misioni i gjatë nën mbikëqyrjen e saj ka qenë një sukses, në drejtim të shpartallimit tё al-Kaedës, në rritjen e mundësive pёr punësimin e grave, nё ndërtimin e shkollave për fëmijët si dhe aftësinë e NATO-s për të ruajtur unitetin, pavarësisht sakrificave. Pika e radhёs në listё do tё jetё diskutimi mbi marrëdhëniet tradicionalisht tё tensionuara NATO-Rusi. Rusia ka bërë shumё pak, për të zbutur frikën midis fqinjëve të saj dhe ish-aleatëve, rreth qëllimeve tё saj. Për më tepër, tani që përpjekjet e vendit për modernizim kanë “ngecur”, ato mund të “kompensohen” me veprime gjithnjë e më agresive në skenën ndërkombëtare. Këto tendenca shqetësuese duket të jenë tё mishëruara në atë që disa e shohin si projekti vitrinë i marrëdhënieve NATO-Rusi, një sistem i përbashkët për mbrojtjen nga raketat ajrore. Qeveria ruse ka këmbëngulur në një projekt tё përbashkët e real, për të cilën të dyja palët bashkërisht do të vendosin ose jo për të ndërhyrë kundrejt një rakete në hyrje. SHBA, nga ana tjetër, është duke promovuar idenë e bashkëpunimit me Rusinë, për mbrojtjen nga raketat ajrore; por duke bёrё tё ditur se Rusia nuk mund të jetë një partner i barabartë, si nga ana ushtarake ashtu edhe nga ana teknologjike. Samiti do të trajtojë debatin e brendshëm të NATO-s mbi mbrojtjen nga raketa ajrore. Ndërsa SHBA-ja ka qenë duke ndjekur planet e saj për një sistem kombëtar të mbrojtjes nga raketat, për afërsisht 30 vjet, qeveritë e NATO-s kanё deklaruar në Lisbonë se, mbrojtja nga raketat duhet të jetë një projekt i gjerё i aleancës. Por një sistem real i mbrojtjes nga raketat të NATO-s, në të cilën SHBA-ja u garanton partnerëve një rol vendimmarrës, do të kërkojë nga evropianët të japin më shumë sesa thjesht kontribute neutrale financiare dhe kjo ndodh pikërisht në një kohë kur të gjitha vendet e NATO-s janë duke reduktuar “ashpër” buxhetet e tyre tё mbrojtjes. Një temë e ngjashme ka gjithashtu rrënjët e saj në samitin e Lisbonës: Përpjekja e aleancës, pra për të arritur një konsensus të ri nё rolin e armëve bërthamor. Thelbi i çështjes bërthamore, “pra si duhen zgjidhur dhe me ndihmën e kujt”, ka qenë dokumentuar për një kohë të gjatë, por thellësia e mosmarrëveshjes brenda NATO-s nuk mund të mos merret parasysh. NATO është duke u përpjekur për të “rregulluar” rrethin e mbrojtjes, të parandalimit dhe kontrollit të armëve, por, deri me tani, pikëpamjet e anëtarëve mbi rolin e armëve bërthamore nuk janë pajtuar ende. Me adresimin e çështjeve tё ngritura në Lisbonë, tema e parë në Agjendën e Samitit, do të jetë ajo qё Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e quan "mbrojtja inteligjente". Duke pasur parasysh se nuk ka shpresë për tё rritur shpenzimet e mbrojtjes, buxhetet ekzistuese, sipas Rasmussen, duhet të shpenzohen në mënyra me të “zgjuara”, efikase. Në vend të planifikimit dhe të prokurimeve në mënyrë individuale, të 28 anëtarët e NATO-s duhet të përpiqen të bashkojnë përpjekjet e tyre dhe të kontribuojnë financiarisht për pajisjet e kushtueshme ushtarake sa më shumë të jetë e mundur. Kjo nuk është një ide e re, por vendet e NATO-s kanë qenë të pirur të konkurrojnë midis tyre me lloje të ndryshme tankesh, aeroplanësh dhe pajisjesh elektronike, nё vend qё tё bashkëpunojnë. “Mbrojtja inteligjente” është një ide e arsyeshme, por përballet me disa realitete të vështira politike. Tё gjithë Aleatët e mëdhenj të NATO-s, nё parim mbështesin bashkimin dhe ndarjen e barrës financiare por në praktikë, ato janë ngurrues për të ofruar pasuritë e tyre ushtarake për operacione të përbashkëta, siç ishte rasti me operacionin e fundit ne Libi. Taktika tё tilla jo vetëm ulin reputacionin e aleancës por gjithashtu bëjnë të pamundur vënien nё punё tё “mbrojtjes inteligjente”, kur asnjë vend i NATO-s s’është i gatshëm të heqë dorë nga pajisjet e caktuara ushtarake, pa një garanci nga aleatët e saj, qё do t’ja ofrojnë këtë ndihmё kur tё jetё e nevojshme. Midis këtyre sfidave qё po përballet NATO sot, një dritё shprese nё agjendën e Çikagos mund të jenë zhvillimet e vazhdueshme në botën arabe. Edhe pse nuk është ende e mundur të parashikohet rezultati i Pranverës Arabe, aleanca ka treguat aftësinë e tij për të vepruar me mençuri në Libi, duke përmirësuar imazhin e saj në Afrikën e Veriut. Në Çikago, NATO do të bie dakord për një deklaratë të madhe politike duke ofruar mbështetje të mëtejshme për rajonin, me kusht që vendet e rajonit ta kërkojnë dhe pranojnë kёtё ndihmё. Pjesëmarrësit në samitin e Çikago-s do të kenë mendime tё kundërta mbi këto çështje dhe rezultatet mund të mos jetë ideale. Por rikrijimi i NATO-s është një proces afatgjatë dhe domosdoshmërisht do të bёhet me hapa të ngadalta. Qëllimi kryesor i aleancës duhet të jetë për të siguruar që ata janë hapa tё sigurta përpara.
*Karl-Heinz Kamp është Drejtor i Kërkimeve shkencore të Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Romë. Shkrimi është marrë nga Project-syndicate.com