E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Serbia të gjejë rrugë bashkëpunimi me Kosovën

“Ne nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën. Mirëpo, gjithsesi presim që Serbia të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar me autoritet në Prishtinë, ashtu që të gjendet një zgjidhje praktike e problemeve të cilat godasin edhe njërën edhe palën tjetër”, ka deklaruar Brash, në një intervistë me gazetën “Politika”.Pyetjes së bërë nëse ekziston mundësia që pas vendimit të GJND-së të rinisin negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, diplomatja amerikane i është përgjigjur shkurt: “JO”. Ajo ka shtuar se Serbia e ka vendin e saj në BE dhe NATO, mirëpo nevojitet angazhim shumë më i madh dhe sjellje e disa vendimeve të domosdoshme për të arritur këtë qëllim.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›