E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha konfirmon ndarjen nga Sadija duke ndryshuar statusin në Facebook

zeniNdarja e Shkëlzen Berishës nga bashkëshortja e tij, Sadije, tashmë është një fakt publik, edhe pse ende asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë gjë.

Por, djali i kryeministrit ka konfirmuar nëpërmjet Facebook-ut në fakt ndarjen, duke qenë se para pak ditësh e ka ndryshuar statusin e tij. Ai e ka fshirë statusin personal si i martuar, duke e lënë atë bosh.

Një tjetër konfirmim i ndarjes së tyre është fakti që Sadija është duke i bërë e vetme pushimet në Dhërmi, së bashku me fëmijët, ndërkohë që Shkëlzeni nuk i ka nisur ende ato.

Shkëlzen Berisha ka nisur një lidhje me modelen Armina Mevlani, gjë që është konfirmuar edhe nga mamaja e kësaj të fundit.

Edhe pse ndarja e Shkëlzenit me Sadijen ka muaj që ka ndodhur, ajo është mbajtur nën një fshehtësi të madhe, për shkak se kryeministri në largim, Sali Berisha, nuk donte që para zgjedhjeve të tronditej imazhi i një familje me norma dhe të shëndoshë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›