E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Do i mbyllim një herë e mirë dyert e shkollës ndaj politizimit dhe korrupsioni

linditaMinistrja e re e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla, në një postim në Facebook, duke uruar të gjithë mbështetësit e saj për inkurajimin për detyrën e re, shprehet se do të punojë që shkolla dhe universitetet të kthehen në qendra cilësore të mësimit.

Mbështetja dhe besimi që më jepni më ka mbushur plot arsye mendjeje dhe zemre për të punuar çdo ditë që shkolla tu përgjigjet aspiratave për dije të gjeneratës së sotme dhe të ardhme, për ti mbyllur një herë e mirë dyert e shkollës ndaj politizimit dhe korrupsionit dhe për ti kthyer dinjitetin mësuesit, prindit e nxënësit, si aktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen shkollore. Shkollat do të jenë qendra të rëndësishme komunitare, sepse jemi të vendosur që qëndrimet dhe shprehitë qytetare të projektohen nga shkolla në komunitetet tona. Universitetet tona do ti kthejmë në qendra cilësore të përgatitjes së inxhinierëve, ekonomistëve, mjekëve, juristëve, artistëve, sportistëve etj., si dhe shkencëtarëve tanë të rinj, shkruan Nikolla./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›