Kuvendi gati per heqjen e mandatit te Beqes Rozeta Rapushi
Zedhenesi i grupit parlamentar te Partise Demokratike deputeti Gent Strazimiri tha dje se nje grup deputetesh demokrate kane nisur procedurat per heqjen e mandatit deputetit socialist. Nisma e 1/10 te deputeteve do ti shkoje Gjykates Kushtetuese e cila do te interpretoje nese mandati i tij eshte i papajtueshem me Kushtetuten apo jo. Nderkohe qe burime prane kryetares se Kuvendit Topalli bejne te ditur se me te mberritur kerkesa qofte dhe nga nje deputet per heqjen e mandatit per deputetin Ilir Beqja do te merret menjehere vendimi per tia derguar nismen Gjykates Kushtetuese per vendimmarrje. Ne mbeshtetje te nenit 70 paragrafi 4 te Kushtetutes se Republikes ne kemi nisur procedurat per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Hamit Beqaj. Ne dhunim te paragrafit 3 te nenit 70 te Kushtetutes i cili i ndalon kategorikisht deputetit qe te siguroje perfitime nga fondet publike deputeti Beqaj ne daten 9 dhjetor 2009 ka marre nga bashkia e Durresit financim ne masen prej 24 milione e 240 mije leke akuzoi Strazimiri. Sipas tij ky eshte nje rast i paster abuzimi me mandatin e deputetit dhe Kushtetuta nuk le vend per kompromis. Per kete arsye sipas Strazimirit Kushtetuta urdheron heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit te opozites. Nisma jone eshte respekt dhe perkushtim ndaj Kushtetutes. Eshte vullnet me i vendosur se kurre per te mos u pajtuar me modelin e politikanit te korruptuar qe po kerkon te mbjelle Edvin Rama me cdo kusht. Eshte vetedije se beteja me korrupsionin me 20-shin mund te fitohet. Mund te fitohet nese ne deputetet te paret vihemi ne mbrojtje te Kushtetutes dhe te shtetit ligjor u shpreh ai. Sipas Strazimirit gjate gjithe ketyre muajve deputetet e maxhorances kane denoncuar publikisht dhe me perbuzje modelin korruptim te Mr. 20 modelin e njeriut qe detyren shteterore e mat vetem me perqindjen e parave qe fut ne xhep. Ai shtoi se demokratet gjate gjithe ketyre muajve u kane kerkuar instancave kompetente qe ne perputhje me ligjin te hetojne dhe te nxjerrin pergjegjesite per Mr. 20-shin dhe te te gjithe leprave te tij. Ndaj ne nje grup deputetesh te maxhorances me te njejten ndjenje pergjegjesie dhe vullnet per te mos u pajtuar me modelin korruptiv te Edvin Rames kemi marre nje nisme per dicka qe eshte ne kompetence dhe ne detyren tone si qytetare si politikane si deputete theksoi Strazimiri ne emer te selise blu. Sipas tij nisma e grupit demokrat nuk synon dobesimin e grupit te PS-se pasi kandidati i radhes nga lista e PS do ti zere vendin deputetit Beqaj. Nisma jone nuk eshte as sulm personal ndaj njerit prej mbrojtesve me te devotshem te sistemit korruptiv te Bashkise se Tiranes. Per kete atij percmimin ia japin shqiptaret tha ai.
Nisma
Nje grup deputetes te Partise Demokratike nisin procedurat per kerkesen per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Kerkesa me argumentin se ai ka shkelur hapur dispozitat e Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.
Kushtetuta per mandatin e deputetit
Deputetet
Neni 70
1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.
2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.
Neni 71
1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas rastit
a kur ai nuk ben betimin
b kur heq dore nga mandati
c kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjidhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3
c kur mbaron mandati i Kuvendit
d kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend
dh kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.
Reagon deputeti i PS Beqaj Faza e trete ne bashkine e Durresit skemi marre pjese ne gare
Aktiviteti i kompanise
kur une nuk isha deputet
Deputeti socialist Ilir Beqaj hodhi poshte si te paverteta te gjitha akuzat e bera nga maxhoranca per shkelje te Kushtetutes gjate ushtrimin prej tij te mandatit te deputetit. Menjehere pas qendrimit te grupit demokrat per heqjen e mandatit te deputetit per Beqaj pasi ka shkelur Kushtetuten duke perfituar nga fondet publike ky i fundit tha se ne momentin e marrjes se mandatit kompania e tij nuk ka marre as edhe nje qindarke. Qe nga momenti kur une kam filluar te ushtroj mandatin e deputetit kompania ne fjale nuk ka perfituar asnje qindarke nga fondet publike. Madje ne respekt te ligjit kjo sipermarrje nuk ka marre pjese ne asnje procedure prokurimi me fonde publike sqaroi ai. Duke dhene detaje mbi firmen qe posedon me ortakeri deputeti socialist tha se gjate dhjete viteve te fundit ai ka qene i angazhuar ne menyre te vazhdueshme ne fushen e informatikes kompjutereve dhe internetit ne nje sipermarrje me ortakeri qe sipas Beqaj funksionon totalisht sipas te gjitha ligjeve te vendit dhe i ka respektuar ato ne menyre te vazhdueshme. Socialisti shpjegoi se ne vitin 2008 Bashkia e Durresit nisi nje projekt te ndare ne tre faza me qellim informatizimin e ketij institucioni dhe kompania ku ai eshte ortak morri pjese ne dy fazat e para te ketij projekti ku ka dale fituese e gares ne respekt te plote te legjislacionit mbi prokurimet. Faza e dyte e ketij projekti ku kompania ne fjale ka qene e perfshire i perkon nje periudhe gjate te ciles une nuk ushtroja funksionin e deputetit madje nuk kisha asnje te ardhur apo perfitim qe lidhet me mandatin e deputetit. Nderkohe ju bej me dije se bashkia e Durresit ka vijuar me fazen e trete te ketij projekti ku mund te provohet lehtesisht se kompania ku une jam ortak nuk ka qene pjese e gares dhe rrjedhimisht nuk ka perfituar asnje fond publik argumentoi deputeti socialist duke rrezuar keshtu pretendimet e demokrateve se ka shkelur Kushtetuten ne ushtrimin e mandatit te deputetit. Por pavaresisht ketij fakti Beqaj tha dje publikisht se eshte i gatshem qe ti nenshtrohet cdo lloj procedure per te vertetuar se akuzat e maxhorances nuk jane te verteta. Ne respekt te institucioneve te ketij shteti te zgjedhesve te mi dhe te shqiptareve une jam i gatshem ti nenshtrohem cdo lloj procedure qe do te hedhe drite dhe do te bej transparente kete akuze ndaj personit tim theksoi ai. Reagimi i deputetit socialist erdhi menjehere pas deklarimit te deputetit demokrat Gent Strazimiri se nje grup deputetesh demokrate do te kerkojne heqjen e mandatit te tij te deputetit per shkak te shkeljes se neneve dhe dispozitave kushtetuese.