Qytetarët e Tiranës votojnë me katër fletë

Ndryshë nga votuesit e tjerë, kryeqytetasit votojnë me katër fletë votimi me ngjyra të ndryshme. Një fletë është për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë, një për kryetarin e njësisë bashkiake dhe një për Këshillin e njësisë bashkiake.
Për postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit konkurojnë 3 kandidatë: kryetari aktual Edi Rama, i cili kandidon për një mandat të katërt, duke u mbështetur edhe nga koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen”; Lulzim Basha i Partisë Demokratike përfaqëson koalicionin e djathtë “Aleanca për Qytetarin”; Hysni Milloshi është kandidati i tretë, i cili përfaqëson Partinë Komuniste.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me unanimitet që procesi i numerimit të votave në Tiranë, në përfundim të votimeve për zgjedhjet vendore të 8 majit, të nisë me kutitë e votimit për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të Tiranës.
Më pas, në përfundim të këtij procesi, me përpilimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve për këtë post do të nisë numerimi i votave në kutitë e votimit për kryetar të njësive bashkiake dhe këshillin e njësive bashkiake.
Miratimi i këtij akti që përcakton radhën e procesit të numërimit të votave është i nevojshëm për shkak të interesimit të madh që paraqet Bashkia e Tiranës. /Start/
2011-05-08 09:32