Berisha: Qytetarët të votojnë të qetë dhe me bindje

Kryeministri Berisha përshëndeti gjithë qytetarët shqiptarë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në këtë akt dinjitoz, si përgjegjësi ndaj vetes, familjes, si dhe ndaj komunitetit ku jetojnë.
“Të votojmë të qetë, me bindje të plotë. Garantoj se kjo maxhorancë është e vendosur të respektojë votën e cdo qytetari shqiptar. Shpreh gëzimin se të dhënat e deritanishme janë të një procesi zgjedhor të mbarë, i cili ka filluar në të gjithë vendin dhe po zhvillohet normalisht, me parametrat e një procesi të civilizuar”, deklaroi kryeministri pas votimit.
Z. Berisha uroi që procesi të vazhdojë i qetë deri në mbyllje, dhe shpallja e rezultateve të jetë një ditë feste e demokracisë. Ai i bëri apel forcave politike që të kontribuojnë për një proces normal dhe të pranojnë verdiktin e cdo vote të qytetarit shqiptar.
“Asnjë komb nuk voton për një komb tjetër. Cdo komb voton për veten e tij, për liritë e tij. Zgjedhjet janë një proces themelor i një demokracie, cka ka të bëjë me një stabndard ndërkombetar që cdo vend duhet të organizojë. Është jetike që procesi të jetë në përputhje me këto standarde”, theksoi ndër të tjera kryeministri Sali Berisha. /Start/
2011-05-08 10:11