E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i Matematikës, rezultatet para 15 ditëve

Ministria e Arsimit bëri të ditur se skema e vlerësimit të përgjigjeve që kanë plotësuar rreth 38 mijë maturantët pjesëmarrës në këtë provim do të jetë e dyfishtë.

Vlerësuesit, pasi marrin në dorëzim testet, do të konfirmojnë saktësinë e tyre dhe do të bëjnë kodifikimin me numra, pavarësisht nga barkodi dhe pa e dëmtuar atë. Korrigjuesit mund të bëjnë shënime në test, por vlerësimet për çdo pyetje do i pasqyrojnë në formularët përkatës.

Rakordomi i vlerësimeve do të bëhet pas korrigjimit të çdo 40 testeve. Në rastet kur ka mospërputhje midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit do të jetë një vlerësues i tretë. Më pas, përgjegjësi i vlerësimit firmos në tabelën e vlerësimit të testit, së bashku me vlerësuesin e tretë.

Ministria e Arsimit do të ngrejë komisione të posaçme (KOPOTED), që do të shqyrtojnë rast pas rasti të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve dhe me parregullsi. Vlerësimi i testeve të Matematikës do të kryhet në katër qendra: në Tiranë, në Elbasan, në Shkodër dhe në Fier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›