Jade kundër Ritës

Jade Ewen u është përgjigjur komenteve të Rita Orës rreth pjesëmarrjes së saj në Eurovizion.
Këngëtarja ka përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në festivalin e këngës evropiane në vitin 2009, pas fitores në një garë për talentë, organizuar nga Andrew Lloyd Webber - garë kjo nga e cila Rita Ora kishte vendosur të largohej. Këngëtarja e ''RIP'', ka thënë më herët gjatë javës: "Imagjinoni nëse unë do të kisha qëndruar, ndoshta aty do të kishte qenë fundi për mua. Më së shumti që do të mund të arrija, do të ishte të jem pjesë e asaj shfaqjes "Splash!". Ewen kishte publikuar një singël, pasi u rradhit e pesta në konkurs, para se të zëvendësonte Keisha Buchanan në "Sugababes". Duke shkruar në Twitter, Ewen u përgjigj: "Është lehtë për të tallur, kur je duke shijuar suksesin. "Eurovision" dhe "Splash!" Krenare per të dyja. Disa arrijnë duke fjetur rrugën e tyre të suksesit , disa kanë parime morale." /Indeksonline/