"Gratë janë shumë të fuqishme"

Këngëtarja e mirënjohur, Pink po mundohet ta edukojë vajzën e saj, Willow në atë formë duke i mësuar se gratë mund t'ia dalin me çdo gjë.
"Unë mundohem ti mësojë bijës sime se gratë mund të arrijnë cdo gjë por jo vetëm me pamjen e tyre të jashtme", ka thënë këngëtarja.
33 vjeçarja momentalisht është në turneun e saj 'Truth About Love'.Pink është njëra nga artistet më të drejtpërdrejta në botën e muzikës. Atë çfarë e mendon, zakonisht mundohet ta paraqes në tekstet e këngëve të saja gjë që i ka sjell fansa të shumtë përgjatë këtyre viteve./Indeksonline/