Ku gabojnë meshkujt shqiptarë sipas Vesës?

Këngëtarja Vesa Luma, e cila në vazhdimësi udhëton mes Prishtinës e Tiranës, ku po jeton lidhjen e dashurisë me Gerald Xharin, (Big Basta), ka folur për shijet e saj në veshje.
Duke komentuar paraqitjet e meshkujve, Vesa ka thënë: "Meshkujt më pëlqejnë me veshje më "loose", më të rehatshme. Gjithashtu gjej seksi te meshkujt orën e dorës. Por, gjithashtu vlerësoj dhe fizikun e mirë. "
Ndërsa, sipas saj meshkujt shqiptarë gabojnë në veshje, në disa raste.
"Gabojnë shumë në kombinimin e ngjyrave, gabojnë kur shpenzojnë në firma false dhe e dinë. Kombinimet me veshje false janë të dukshme", ka thënë ajo për mediat shqiptare, duke shtuar se ikonë mode në Shqipëri e konsideron Blendi Fevziun. /Indeksonline/