E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tjetër shtatore e Skënderbeut, vendoset në Lezhë vepra e skulptorit Ardian Pepa

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i është shtuar edhe një tjetër shtatore monumentale, në qytetin e Lezhës.

Pas 7 vitesh pritje, vepra e skulptorit Ardian Pepa u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.

Skulptori thotë se përmes kësaj shtatoreje Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur mblodhi princat shqiptar më 2 mars të vitit 1444.

Përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi shprehet se në këtë mënyre Gjergj Kastrioti rikthehet në shtëpinë e tij.

Shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendoset në vitin 2019-të në sheshin që mban emrin e heroit, por ministria e Kulturës hezitonte pasi zona në fjalë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›