E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revista satirike Charlie Hebdo sulmohet me molotov

Kopertina e kontestuar

Zyrat e revistës satirike franceze Charlie Hebdo në Paris u shkatërruan nga një sulm me bombë molotov mëngjesin e sotëm.

Sulmi vjen një ditë pas publikimit nga resvista të emrit të profetit Muhamed si kryeredaktor i revistës, ku në kopertinën e revistës ishte vënë një karikaturë e Muhamedit shoqëruar me një koment tallës.

Kryeministri francez, Francois Fillon e ka përshkruar aktin si një sulm mbi lirinë e shtypit në vend. Kryeredaktori i revistës, Stephane Charbonnier, tha se Islami nuk mund të përjashtohet nga liria e shtypit.

Charbonnier, tha se sulmin ndaj revistës nuk e sheh si vepër të myslimanëve francezë por të atyre që ai i quajti ekstremistë idiotë.

Kryeredaktori, Stephane Charbonnier

Revista ka shpjeguar se me numrin e saj të së mërkurës kishte për qëllim të festonte fitoren e partisë së islamistëve të moderuar në zgjedhjet e para demokratike në Tunizi.

Para sulmit revista kishte marrë disa kërcënime në Twitter dhe Facebook, ndërsa websiti i saj zyrtar gjithashtu është goditur nga hakerat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›