Jahjaga: As ndarje e as shkëmbim territoresh
PRISHTINE- “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve apo popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës”, ka thënë sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Këto deklarata, presidentja Jahjaga, i ka bërë në takim me gazetarë, në shënimin e njëvjetorit të marrjes së postit të presidentes së Kosovës.
Zgjedhjet lokale (serbe) nuk do të mbahen në territorin e Kosovës. Ky është qëndrim zyrtar i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kurse, ne si institucione të Republikës së Kosovës e kemi thënë dhe e përsërisim, se për shtetasit apo qytetarët që kanë dyshtetësi, është e drejtë, që është konform normave dhe standardeve të tjera ndërkombëtare dhe kjo do të bëhet duke i respektuar standardet tjera, të gjitha standardet evropiane”.
Sipas saj, cdo shtet mund të realizohet përmes ambasadave. “Edhe për shtetin fqinj të Serbisë, do të ishte më së lehti që te ketë ambasadën dhe t’i realizojë këto zgjedhje, ka theksuar presidentja Jahjaga.