E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamëria,MJ:Fjala e Haxhinastos, keqinterpretim

Ministri i Jashtëm, Haxhinasto

TIRANE- Debati per Camerine, pasuar se fundi edhe me nje kerkese per doreheqjen e ministrit te Jashtem, Edmond Haxhinasto ka sjelle sot reagimin e tij.

Permes nje deklarate per mediat, Ministria e Puneve te Jashtme i ka cilesuar keqinterpretime te fjales se Haxhinastos , ato lidhur me zgjidhjen e problemit të ndalimit në kufirin Shqiptaro-Grek të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë të shkruar në dokumentat e udhëtimit Vendlindja: Çamëri.

Ministria ka sqaruar se nga ambasada greke është dhënë sqarimi që toponimet zyrtare të Greqise, të depozituar nga ana e saj në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk e përfshijnë këtë term.

“Diskutimi për vendosjen e emrit të vendit Çamëri në dokumentat e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë të lindur atje, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Jashtme apo të shtetit shqiptar në lidhje me Çamërinë, komunitetin çam, apo të drejtat e tyre legjitime”- thuhet ne deklarate.

Ministria i cileson përpjekje, manipulim apo politizim të kësaj çështje për qëllime të pastra populiste, duke shprehur keqeardhje per kete.

“Pavarësisht nga këto manipulime dhe goditje të tilla të pabaza e ilegjitime, MPJ do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat e gjithë qytetarëve shqiptarë, levizjen e tyre të lirë, të drejtat që u garanton ligji kombëtar dhe ai ndërkombëtar, si dhe do të vazhdojë të rrisë parreshtur emrin dhe prestigjin e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë”- theksohet me tej.

Sipas saj, këtë qëndrim e praktikë, Greqia e ka realizuar edhe me vende të tjera fqinje të saj, më të cilët ka bërë më pas marrëveshje dypalëshe.

MPJ ka kërkuar që për këtë kategori personash të realizohet një marrëveshje me palën greke me qëllim që ata të mos ndalohen në kufi dhe të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në territorin e Republikes Greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›