Rama,aleatëve:Sistemi spërmirësohet pa konsensus

Rama me aleatet
TIRANE- Aleatët e PS-së kane akuzuar liderin socialist, Edi Rama per prishje te marreveshjes zgjedhore, por Rama e ka cilesuar reagim ne tym dhe te pabazuar.
Te mbledhur bashke, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka dhe Petro Koçi kane deklaruar se fitorja e PS-së në zgjedhjet e 2013-s është e dyshimtë, për sa kohë Rama po bën të njëjtat gabime si dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Sipas kreut te PSD-se, Gjinushi, lidershipi i PS-së më problem ka se si të neutralizojë apo reduktojë aleatët se sa fitoren në zgjedhje ose bërjen fitues të votuesve të majtë.
“Ashtu si disa në lidershipin e PS-së kanë më problem me njëri- tjetrin dhe urojnë humbjen e kryetarëve të radhës para fitores ndaj Sali Berishës.ka thene ai.
Nderkohe qe kreu i PDS-së, Paskal Milo ka akuzuar se po bëhen të njëjtat gabime që sollën disfatën e 2009-ës, nga e cila per fat te keq sipas tij nuk jane nxjerre mesime.
Rama: PS mbron te njejten bindje me aleatet
TIRANE- Reagim ne tym e ka quajtur kreu i PS-se, Edi Rama deklaraten e aleateve dhe akuzat e tyre per prishje te marreveshjes per reformen zgjehdore.
Ne profilin e tij ne Twitter Rama shpreh keqeardhje per kete reagim.
“PS mbron te njejten bindje me ta, por s’ka ne dore ta permiresoje pa konsensus sistemin”- shkruan Rama.