Jahjaga: Dialogu me Serbinë është teknik
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës Atifefete Jahjaga, ritheksoi qendrimin kundër ndarjes së Kosovës, duke theksuar se Kosova në dialogun me Serbinë diskuton çështjet teknike, ndërsa për çështjet e vijës së kuqe nuk do të ketë asnjë diskutim.
Në një konferencë shtypi pas kthimit nga Polonia, ku mori pjesë në Samitin e presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, znj. Jahjaga tha se "në takimin e përbashkët me presidentët e shteteve, pjesëmarrës në Samitin e Varshavës, jo vetëm kam shtruar kërkesën dhe nevojën për zgjerimin dhe intensifikimin e procesit për njohjen e Kosovës, por kjo ka qenë kërkesë specifike edhe në takimet bilaterale që kam pasur me secilin president dhe nga secili prej tyre kam marrë premtime se do ta kemi mbështetjen e tyre të fuqishme drejt procesit të lobimit për njohjen e shtetësisë së Kosovës".
Jahjaga shtoi se temë e atkimeve ka qënë edhe çështja e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. "Qëndrimi im ka qenë që ky është një dialog teknik, në të cilin diskutohen çështje teknike që lehtësojnë jetën e qytetarëve, si të Republikës së Kosovës, po ashtu edhe të Republikës së Serbisë dhe çdo çështje tjetër që hapet, sa i përket riorganizimit të brendshëm apo çështjen e statusit, këto janë çështje që kanë vijën e kuqe. Unë disa herë e kam përmendur çështjen e vijës së kuqe dhe këtu nuk do të ketë asnjë diskutim", theksoi presidentja Jahjaga.
(m.a/BalkanWeb)