E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organeve,EULEX: S'kemimarrë ende prova

PRISHTINE- Kane kaluar katër muaj që kur raportuesi i Këshillit të europes Dick Marty akuzoi kreret politike ne Kosove per trafikim organesh, por misioni i Bashkimit Europian Eulex thote se ende nuk ka marrë provat e kërkuara. Sipas këtij misioni, hetimet zyrtarisht mund të fillojne vetëm nëse ka prova te mjaftueshme për këto akuza.

Sipas Eulex, cdokush që ka fakte për të mbështetur akuzat e rënda të bëra ne raport, duke përfshirë edhe vetë Dick Martyn, duhet pikë së pari t’i dorëzojne ato te prokuroret e këtij misioni në Prishtinë.

“Kemi shkëmbyer letra me zotin Marty, por ende nuk kemi marrë asnjë fakt prej tij” u shpreh një zëdhënës i Eulex për agjencinë e lajmeve Balkaninsight.

Raporti i Dick Marty për trafikun e organeve shkaktoi një “cunam” kur u publikua ne muajin dhjetor teksa lidhte luftëtaret e UCK-se mes te cilëve edhe kryeministrin aktual Hashim Thaçi me krimin e organizuar dhe trafikun e organeve të të burgosurve serbë në Shqiperi gjatë fundit të luftës në Kosovë.

Por Dick Marty ka refuzuar të dorëzoje faktet te misioni i Bashkimit Europian ne Kosove me pretendimin se ky mision nuk mund të merrej me hetimin dhe se një strukturë gjyqesore ad hok duhej të ngrihej dhe te operonte jashtë Kosovës.

Nderkaq Serbia i ka propozuar Kombeve të Bashkuara që të merret me hetimin në fjalë, por pjesa me e madhe e ambasadorëve në këtë organizëm janë shprehur se Eulex ka potencialin e duhur për të kryer hetimet.
(Erion Kacorri/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Trafiku i organeve, EULEX: S'kemi marrë ende prova

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›