E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Jemi me familjarët dhe gjithë popullin në këtë dhimbje

Eriseda Gubere dhe Florie Peci, 2 studentet që janë plagosur rëndë në aksidentin e Himarës kanë provën e zgjimit. Mjekët austriakë do tentojnë që të premten të zgjojnë nga koma studenten, Eriselda Gubere, dhe të shtunën studeneten, Florie Peci.
 

I gjithë informacion për ecurinë e rrugës drejt spitalit të Vjenës dhe gjendjes së tyre shëndetësore është raportuar nga Ambasadori ynë atje, ndërsa pritet që edhe familjarët e studentëve të shkojnë në Austri. Nga Spitali Ushtarak mjeku epidemolog, Luan Nikollari, tha se studentet e tjera janë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe për fat të mirë asnjëra prej tyre nuk do të mbetet invalide.
 

Ndërsa e para që ka lënë Spitalin Ushtarak ishte studentja, Elsa Shtylla, e cila ka dalë rreth orët 12:00 të ditës së premte, pas kontrollit te fundit mjekesor. Studentet e plagosura janë vizituar nga Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga dhe presidenti i vendit, Bamir Topi.
 

“Bashkëndjejmë këtë dhimbje të madhe, të kapluar nga një tragjedi kaq e rëndë. Jemi me familjarët e viktimave, me gjithë popullin shqiptar për përballimin e kësaj situate të rëndë. Në emër të qytetarëve të mi shpreh ngushëllimet për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident” tha ajo.

“Falenderoj Presidenten Jahjaga dhe popullin e Kosovës për ndjeshmërinë që në momentin e ndodhjes së tragjedisë. Gjendja e vajzave që ndodhen në spital është përmirësuar nga momenti në moment, shumë shpejt ato mund ta lënë spitalin. Falenderoj dhe shqiptarët në Austri që kanë ndihmuar për dy vajzat që po trajtohen atje, duke u ofruar dhe për strehimin e familjarëve. Zemra rreh me të njëjtin ritëm në Shqipëri e në Kosovë” u shpreh presidenti Topi.
 

Mjekët e spitalit kanë konfirmuar se studentet e plagosura kanë dalë nga renanimacioni dhe janë në mbikqyrjen e mjekëve në pavionet e specilaiteve në Spitalin Ushtrak. Pjesa më e madhe e tyre pritet të lënë spitalin javën e ardhshme. Aktualisht në Spitalin Ushtarak janë 10 studente të shtuara, ndërsa 2 të tjerat po trajtohen në një spital privat.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›