E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali përzë të mbijetuarën e tragjedisë së Himarës

Share

Te pakten dikush po qan per ju

Një nga të plagosurat e tragjedisë së ditës së hënë, Erigerta Opingari, ka mbërritur në qytetin e lindjes, në Berat, por është përballur me një surprizë të hidhur. Spitali aty nuk ka marrë përsipër të kujdeset për shëndetin e saj, raporton e përditshmja Shqip. Prindërit tregojnë se kartela e saj është sjellë së bashku me vajzën për kurim në spitalin e Beratit, por kur kanë kontaktuar me mjekët, ata i kanë përcjellë nga spitali për në shtëpi. Familjarët kanë mbetur të hutuar. Ata thonë se nuk e dinë kush do i kontrollojë plagët e vajzës në vijim. Po ashtu ata thonë se nuk kanë të ardhura për të siguruar trajtimin mjekësor dhe psikoterapik të vajzës së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›