E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësministri i çamëve shet çdo ditë piktura

Share

Nuk dimë ku kemi zyrat, pasi, ndonëse ishim shumë punonjës e pak zyra, tani, pasi erdhi dhe i katërti zv/ministër, njerëzit janë nëpër korridore dhe përditë dëgjohet një çekiç nga mëngjesi deri pasdite, që tregon se po modifikohet sërish ndonjë zyrë. Kështu pati thënë para pak ditësh Nikollë Lesi, zëvendësministër i Turizmit, duke iu referuar ardhjes së zëvendësministrit të ri nga PDIU.

Nëse ndez televizorin paradite dhe e çon tek News 24, do të shohësh çdo ditë një zëvendësministër të qeverisë Berisha, duke shitur piktura. Ndoshta nuk ia kanë bërë zyrën gati në ministri. Bëhet fjalë për Abaz Hadon, që është caktuar së fundmi zëvendësministër i Kulturës, i propozuar nga partia e çamëve, PDIU. Në faqen e ministrisë thuhet se ai është zëvendësministër i Kulturës, së bashku me Suzana Turkun, Nikollë Lesi për Turizmin dhe Dashnor Bajaziti për Sportin. Ndoshta duke shitur piktura, Hado kontribuon për kulturën në vend. Nuk i dihet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›