E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri i medias, Bushati:Do miratohet në kohë

Kryetarja e Këshillit Rregullativ të televizioneve Endira Bushati shprehet se Shqipëria është e vonuar në ligjin për trasmetimet. Megjithatë Bushati shprehet optimiste në hapat e ndjekuara për kalimin e trasmetimeve nga analoge në dixhitale.Kryetarja e KKRT-së e përcaktoi si mjaft të rëndësishëm miratimin e këtij ligji.
Në kuadër të diskutimit rreth këtij projektligji u mbajt në Shqipëri forum i vendeve të Detit të Zi. Temat kryesore në këtë forum ishin mbrojtja e të drejtave të fëmijve dhe cështjet e kalimit të trasmetimit nga analoge në dixhitale.
Projektligji për trasmetimet duhet që të implementohet deri në datën 17 qershor 2015 ose në të kundërt do të hasen vështirësi pasi mund të ketë përplasje të frekuencave.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›