E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Kosovaështë shtet i qytetarëvetë lirë

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë sot në Prekaz, në manifestimin kushtuar Tahir e Nebih Mehajt, me rastin e 30 vjetorit të rënies së tyre.
Në fjalën e saj, Jahjaga deklaroi se "akti heroik i kësaj familjeje dhe i këtyre burrave, u bë simbol për Pranverën e ’81,që e përcaktoi se ky popull nuk jeton pa liri, pa shtet dhe që është zotni i trojeve të veta".

Sipas saj, Tahir e Nebih Meha, ashtu si edhe të parët e kësaj familjeje dhe Drenicës, u bënë simbol për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që i solli lirinë e pavarësinë Kosovës, përkrahjen ndërkombëtare dhe intervenimin e NATO-s në sulmet ajrore kundër Serbisë dhe përkrahjen e pakursyer të SHBA-së.

Presidenja theksoi se "duke i kujtuar e nderuar heronjtë e dëshmorët, nderojmë vetveten, vlerat më të larta të njeriut, nderojmë dhe ndërtojmë të ardhmen". "Republika e Kosovës sot është shtet i gjithë qytetarëve të lirë, është vend që i synon dhe do t’i realizojë integrimet euroatlantike, dhe do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe i Organizatës së Kombeve të Bashkuara", nënvizoi Jahjaga.

Në përfundim, Presidentja kërkoi që të punojnë të gjithë bashkërisht e sinqerisht, për të realizuar idealet, për të cilat janë bërë sakrifica. "Interesat e vendit dhe të popullit janë mbi të gjitha" tha Jahjaga.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›