E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: Vizitanuk konfirmonpavarësinë e Kosovës

BEOGRAD- Pala serbe konsideron se vizita e kryenegociatorit serb Borko Stefanovicit në Kosovë është në funksion të lehtësimit të dialogut ndërmjet dy palëve .

Sic raportojnë mediat kosovare shefi i ekipit serb në dialogun me Kosovën Borko Stefanovic ka përgënjeshtruar pohimet se vizita e tij në Prishtinë është një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

"Kemi pasur rastin që do ta quaja një atmosferë pune e konstruktive, të transmetojmë pikëpamjet tona dhe të përpiqemi për të zgjidhur problemet. Natyrisht, duke mos e braktisur pozicionin tonë të ditur mirë për statusin e Kosovës. Mendoj se kjo nuk ka qenë pengesë për bisedime të mira dhe po ashtu mendoj se dhe u vërtetua se kjo vizitë nuk ka pasur kurrfarë karakteri shtetëror dhe me të as që u konfirmua e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës" , ka thënë Stefanovic.

Ndër të tjera shefi i ekipit serb ka pohuar se i vjen keq që bisedimet u mbajtën në një atmosferë dhune dhe trazirash

"Automobili ynë është sulmuar dy herë dhe kundër nesh janë hedhur disa objekte, disa kuti të cilat kanë thyer xhaminë e përparmë të veturës. Kjo në radhë të parë tregon për ndarjen e madhe të spektrit politik në Kosovë dhe se ka të atillë që kundërshtojnë këtë dialog, por mendoj se në asnjë mënyrë nuk mund të ndalen proceset që kanë filluar dhe të cilët do të shpien drejt zgjidhjet së problemeve konkrete”, ka nënvizuar kryenegociatori serb për bsedimet me Serbinë Borko Stefanovic.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›