Jahjaga: Nuk bisedojmë për ndarje as për shkëmbim territoresh
PRISHTINË- "Nuk bisedohet me askënd për ndarje apo për shkëmbim territoresh",- ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ndërsa thekson se dialogu teknik me Serbinë është në interes të të dyja vendeve dhe në interes të qytetarëve të gjithë rajonit.
"Dialogu është në interes të të dyja vendeve dhe në interes të qytetarëve të gjithë rajonit. Unë e mbështes dialogun dhe angazhohem që ky dialog të jetë i suksesshëm, sepse kështu e kapërcejmë një gjendje që në disa fusha është e paqëndrueshme dhe kështu i normalizojmë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve",- ka deklaruar Jahjaga sot në shtypin kosovar.
Në intervistën në “Kosova Sot" ajo ka shtuar se “me dialog zgjidhen çështjet praktike, që janë në interes të të gjithë qytetarëve, por është me rëndësi që duke u zbatuar norma, standardi dhe përvoja evropiane, Serbia ta pranojë realitetin dhe t’i kryejë ato detyrime, që është dashur t’i bëjë përpara më shumë se dhjetë vjetëve".
"Ajo që dua të theksoj është se Kosova në secilin rast do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e saj, do ta respektojë sovranitetin, integritetin dhe subjektivitetin e saj. Kosova nuk do të bisedojë më askënd për çështjet e brendshme të saj, që janë të rregulluara me Kushtetutën dhe me ligjet e vendit. Nuk dialogohet, as nuk bisedohet me askënd, e më së paku me Serbinë për, siç po thonë, ndarjen e Kosovës, ndarjen e Serbisë apo për shkëmbim territoresh. Kjo nuk është kurrfarë zgjidhje për askënd dhe kjo nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon, e gjithashtu nuk është kurrfarë perspektive evropiane, as shembull i mirë për askënd”,- është shprehur Presidentja Jahjaga.
(e.m/ata/BalkanWeb)