E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia: Rishikim të Marrëveshjes së Kumanovës

BEOGRAD- Konferenca që organizoi javën e shkuar në Beograd Komanda për transformiim të NATO-s ka hapur edhe një herë çështjen statutit të Zonës Tokësore të Sigurisë ndërmjet Serbisë e Kosovës e themeluar sipas Marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999.

Lajmi i i publikuar në gazetën e Beogradit Veçenje Novosti bën me dije se në këtë konferencë kanë folur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Miloje Miletic dhe kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s admirali Gianpaolo di Paoloa.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe ka theksuar se ësahtë e rëndësishme që të bisedohet për modifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes tekniko-ushtarake.

“Zgjidhja e kësaj çështje është me rëndësi për marrëdhëniet e Serbisë me NATO-n, si dhe për relaksimin e marrëdhënieve të përgjithshme”,- ka deklaruar Miletic

Argumenti kryesor i Serbisë për rishikimin e kësaj Marrëveshjeje është fakti “se lufta ka përfunduar dhe se Serbia e NATO nuk janë më armiq”.

Gazeta bën me dije se ideja për rishikimin e Marrëveshjes së Kumanovës nga ana e Beogradit nuk është e re. Kjo çështje është shtruar edhe në vitin 2008 kur Serbia u angazhua për zvogëlimin ose për ndalimin e fluturimit në hapësirën e saj ajrore
i cili nga 25 km sa ishte, u bë 5 km. Megjithatë çdo fluturim në këtë hapësirë duhet të ketë leje nga KFOR.

Zonën Tokësore të Sigurisë e kontrollojnë forcat e Brigadës së Dytë, Tretë dhe të Katërt të Ushtrisë së Serbisë. Zona është e gjatë 384 kilometra dhe në të janë të vendosura 20 baza ushtarake . Ushtarët, bashkë me policët, kontrollojnë lëvizjen nëpër zonë e rregullisht organizohen edhe patrullime të përbashkëta me forcat e KFOR –it.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›