Policia sekuestron 5.5 kg heroinë, 2 në pranga
PRISHTINË- Policia e Kosovës ka arrestuar sot 2 persona në pikën kufitare Merdare, ndërsa ka sekuestruar 5.5 kilogramë heroinë.
Mediat vendase bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur, në pjesë të posaçme të një automjeti që po lëvizte nga Kosova në drejtim të Serbisë. Policia si pjesë të provave materiale ka sekuestruar lëndën narkotike, makinën ku ishte fshehur substanca, tre celularë dhe dy pasaporta.
Operacioni policor është udhëhequr nga drejtoria e hetimit të narkotikëve dhe është mbështetur nga policia kufitare, Njësia K-9, Njësiti krimteknikës dhe Dogana e Kosovës.
(e.m/tg/BalkanWeb)