Hoxhaj nesër në forumin për Ballkanin Perëndimor
PRISHTINË- Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Baroneshës Catherine Ashton, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor, nesër në Luksemburg.
Bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë Forum, ku pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme bënë të ditur sot pasdite se ministri Hoxhaj, do të ketë takime të veçanta me Baroneshën Ashton si dhe me shumë ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, të përfaqësuar në këtë Forum.
(e.m/tg/BalkanWeb)