E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga Presidentja blu

Ambasadori Dell zgjodhi per president nje person nga radhet e uniformave blu. Dhe mire beri sepse vetem emblemat dhe uniformat kane kuptim ne kete vend. Ketu nuk behet fjale per shoqerine civile. Shihni edhe partia FER si produkt i shoqerise civile si u emblemua ne Vetevendosje

Nga Bardh Frangu

Presidenti i trafikuar nepermjet numrave pa fuqi vullneti iku per faktin sic tha ai Populli te mos vuaj nga budallalleqet e lidereve politike Ai e tha nje te vertete pavaresisht qe edhe vete eshte nje lider i cili per fatin tone te keq beson njesoj si lideret tjere se pa ta Kosova humbe shume

Vertet keta tipa nga politika ta shnderrojne atdheun ne nje oaze deshperimi duke i perbuzur gjithe ato perpjekje dhe sakrifica te cilat do te duhej ti stolisnin njerezit e ketij vendi e jo ti shemtonin dhe ti nxirrnin ne nje fytyre si kjo qe kemi tani. E dihet se peizazhi i atdheut nuk behet nga fushat e kodrat por nga pamjet e njerezve ne te. Ne kete rast nuk mund e te mos i referohem nje komenti te nje lexuesi ne gazeten Express. I nenshkruar si Afrimi nga Prishtina lexuesi nder te tjera keshtu komenton ne shkrimin e Arben Idrizit Parabola e Kafkes 8230shqiptaret nuk mund ta mbajne shtetin vete. E hane ate Vertet duket ashiqare se lideret tane po sillen si kanibale politike.

Megjithate marreveshja ndermjet dy partive me te medha dhe zgjedhja e presidentit ka rrembyer vemendjen tone. Se pari u be e qarte edhe per zogjte se me kete vend eshte i detyruar te udheheq perfaqesuesi amerikan ne Kosove ne kete rast ambasadori Dell. Dhe kjo eshte mire. Ambasadori Dell nuk mund dhe nuk guxon ta shoh Kosoven si nje hamburger te cilin duan ta hane lideret tane politike. Kjo per faktin se shteti i tij ka bere investime te jashtezakonshme dhe sakrifica te medha per ta bere shtet funksional kete vend. Ambasadori Dell ka per detyre qe te mos lejoje te deshtoje dhe te turperohet shteti i tij ne kete vend ku sall pushteti ka kuptim.

I turperuar me mesazhet nga zgjedhja antikushtetuese e Pacollit per president ambasadori Dell tani u shfaq ashiqare ne veprim. Dell tashme e kishte te qarte se komunikime me mesazhe ishte nje veprim shume futurist per njerezit tane te politikes. Dhe mire beri qe i detyroi lideret tane te ulen bashke dhe te binden se vendi nuk guxon te katandiset ne kriza te njepasnjeshme.

Me marreveshjen e arritur ai se pari shpetoi liderin e PDK-se duke ia zvogeluar peshen e gurit ne qafe te cilin e barte nga arnimi i qeverise me mandate te rezervuara dhe me lenien e vullnetit te shumices ne opozite. Se dyti shpetoi Kosoven duke ia zvogeluar dukshem ngercin politik qe e kishte ngulfatur pas vendimit te Gjykates Kushtetuese. Ambasadori Dell krijoji nje situate ne te cilen mund te merret fryme me lirshem dhe te punohet ne plotesimin e te gjitha kushteve qe parasheh marreveshja. Duke marre iniciativen vete ne kete menyre ambasadori Dell nuk la as mundesine me te vogel qe te spekulohet me faktin se kush nga lideret tane ishte i merituar per kete marreveshje. Dhe bazuar ne rrethanat e krijuara zor se ka pasur ndonje zgjidhje me te mire.

Edhe zarfi me emrin e presidentit te ri te cilin ambasadori Dell ua hodhi ne tavoline lidereve tane politik ishte nje e mire tjeter per Kosoven. Ai nxori thene kushtimisht nga anonimiteti nje femer dhe e propozoi per presidente te Kosoves. Bazuar ne biografine e saj zonja Jahjaga del te jete nje vlere e paidentifikueshme nder ne. Dhe beri mire sepse ne kete menyre ai ua beri me dije lidereve tane se nuk kane pike vullneti per ndertim sistemi te vlerave perkundrazi. Ambasadori Dell zgjodhi per president nje person nga radhet e uniformave blu. Dhe mire beri sepse vetem emblemat dhe uniformat kane kuptim ne kete vend. Ketu nuk behet fjale per shoqerine civile. Shihni edhe partia FER si produkt i shoqerise civile si u emblemua ne Vetevendosje

Marreveshja e arritur ndermjet dy partive me te medha ben shenje te mire edhe per faktin se krahas dialogut te jashtem ne kete rast me Serbine eshte i domosdoshem nje dialog i brendshem qe ndihmon zgjedhjen e problemeve me interes per qytetaret dhe qe njeherazi e ben me te fuqishem edhe dialogun e jashtem.

Fakti qe zonja Jahjaga vjen nga radhet e uniformave blu ka logjiken e vet. Edhe nje here tjeter i jam referuar nje eprori policor i cili ne nje debat per ceshtje sigurie e cilesoi Kosoven si shtet policor. Ai solli shume fakte per kete duke argumentuar se per rendin dhe sigurine ne kete vend kujdeset sall policia ndersa me argumente arsyetoi faktin se ne kete vend nuk funksionon as prokuroria as gjykata. E pra ne nje shtet policor si ky i yne eshte krejt normale qe njeri i pare i tij te jete nga uniformat blu.

Ndryshe nuk eshte rasti i pare qe nje person ngjitet befasisht ne nje post te larte. Kete e kemi perjetuar edhe perpara dhe sigurisht qe do ta perjetojme edhe ne vazhdim. Deputeti Limaj e ka thene qe moti se ne kete vend ndodh qe njerezit te zgjohen ne mengjes dhe ta shohin veten ne pasqyre si prijes te institucioneve me te larta. Pra kjo nuk paraqet ndonje befasi aq me teper kur ne kete vend moti i ka humbur kuptimi habise.

Keq eshte qe nje kuader te tille policie sic eshte zonja Jahjaga lideret tane e konceptojne si nje gardian qe eshte caktuar per ta ruajtur presidencen deri ne zgjedhjen e presidentit me mandat te plote. Ne kete kuptim ndoshta eshte heret te thuhet por do te ishte mire qe ambasadori Dell te vihej ne perkrahje te vazhdueshme te saj ne menyre qe ajo te fitoje edhe nje mandat te plote pas nje viti. Dhe kjo gje nuk eshte fare e zorshme ne kete vend. Nuk eshte e larget koha kur politika caktonte drejtore te dhunshem neper institucione kinse per nje kohe sa per ta sanuar gjendjen e acaruar nga elemente armiqesore dhe te njejtit fitonin mandatin e rregullt po nga njerezit e atij institucioni. Une besoj shume ne funksionimin e kesaj logjike edhe ne rastin presidentes Jahjaga.

NOA

Lajme te ngjashmePresidentja e Zvicres uron homologen nga KosovaSHBA Provokimet dhe retorika e ashper nuk i sherbejne Shqiperise Alarmohen studiuesit e popullsise 9 milione homoseksuale ne SHBAPartia e Dell dhe Feith ne Kosove Haxhinasto uron presidenten e Kosoves LidhjeAfitete Jahjaga ambasadori Bardh Frangu presidente shba

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›