E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Shqipëria mund të ndihmojë në lobim

PRISHTINE-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme dhe se dy vendet kanë një bashkëpunim shumë të mirë.

Ajo i bëri këto komente gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Në njoftimin nga presidenca e Kosovës, zonja Jahjaga citohet të ketë thënë se "Shqipëria mund të ndihmojë shumë në lobimin për njohje të reja të Republikës së Kosovës”.

Ambasadori Lauka e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për zgjedhjen në këtë post dhe i ka përcjellë urimet e zyrtarëve më të lartë të Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›