E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khamenei: Irani nuk ndalet në projektin e tij bërthamor

Lajmin e bënë të ditur burime mediatike iraniane, ku ndër të tjera thuhet se Khamenei theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk do të hiqte dorë kurrë nga e drejta e popullit iranian për të përdorur energjinë bërthamore për qëllime paqësore.

Irani, i ndhodhur nën vëzhgimin e syve të perëndimit për programin e saj bërthamor, ka vendosur ta çojë përpara projektin e saj.

Nga ana tjetër prëndimorët dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dyshojnë se Irani po kërkon të arrijë ndrtimin e armëve bërthamore nën pretekstin e programit të tij bërthamor për energjinë.

Udhëheqësi Suprem shtoi gjithashtu se sanksionet kundër Iranit kanë përforcuar vullnetin dhe vendosmërinë e vendit për vazhdimin e programit të tij bërthamor./Start/

                                                                                             2012-08-30 14:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›