Presidenti i Egjiptit: Regjimi sirian s’ka legjitimitet

Deklaratat e Morsit u bënë në hapjen e samitit të Vendeve të Paangazhuara në Teheran, aleati më i fortë i Damaskut, ndërsa delegacioni sirian u largua nga salla, bënë të ditur burime mediatike iraniane.
"Revolucioni në Egjipt ishte një shtyllë e Pranverës Arabe, filloi pak ditë pas Tunizisë, u pasua nga Libia dhe Jemeni dhe sot revolucioni në Siri synon regjimin shtypës të këtij vendi", deklaroi Morsi."Solidariteti ynë në luftën e sirianëve kundër një regjimi shtypës, që ka humbur legjitimitetin e tij është një detyrë morale dhe një domosdoshmëri politike dhe strategjike", shtoi ai, ndërsa delegacioni sirian i kryesuar nga kryeministri, Wael al-Halaqi u largua nga salla.
Presidenti i parë civil i zgjedhur në Egjipt pas një revolte popullore kundër regjimit të Hosni Mubarak, Morsi zhvillon në kuadër të këtij samiti vizitën e tij të parë Teheran si kreu i shtetit egjiptian, që nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin 30 vjet më parë.
Menjëherë pas kësaj deklarate, reagoi edhe Siria me anë të ministrit të Jashtëm, Walid Muallem, i cili e akuzoi Morsin për nxitjen e gjakderdhjes së vazhdueshme në Siri, pasi ky i fundit dënoi regjimin shtypës sirian gjatë samitit të Vendeve të Paangazhuara në Teheran, bënë të ditur burime zyrtare siriane.
"Delegacioni sirian u largua nga salla në shenjë proteste kundër fjalimit të Morsit, që është një ndërhyrje në çështjet e brendshme siriane dhe një nxitje për vazhdimin e gjakderdhjes në Siri", deklaroi Muallem, i cili ishte pjesë e delegacionit sirian./Start/
2012-08-30 15:32