Jahjaga: Te respektohet integriteti territorial i shteteve
Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, u takua dje me Raportuesin e Komitetit per Ceshtje Politike te Keshillit te Evropes mbi situaten ne Kosove, Bjorn von Sydow. Jahjaga e njohu reporterin e KE-se me zhvillimet e fundit ne Kosove, si dhe me synimin e permbushjes se reformave te nevojshme per anetaresim ne KE dhe institucione te tjera nderkombetare. "Stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti ne gjithe rajonin, jane vizion i qarte i Kosoves",- tha Jahjaga. Presidentja shtoi se mosmarreveshjet ne rajonin e Ballkanit duhet te zgjidhen permes dialogut dhe respektimit te integritetit territorial te secilit vend. "Stabilizimi i gjendjes ne Veriun e Kosoves, do te ndihmoje qytetaret e komunitetit serb. Barrikadat ose ndarja e Kosoves nuk jane rruga e integrimeve evropiane",- u shpreh Jahjaga. Nga ana tjeter, Sydow shprehu interes per situaten politike ne Veri te vendit, si dhe standardet e respektimit te te drejtave te njeriut dhe atyre te komuniteteve. "Kosova ka nje popullate te re, me potencial te madh, ndaj i duhet zhvillim me i madh ekonomik",- perfundoi fjalen e tij, reporteri i KE-se.