E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci: SHBA-BE te rrisin presionin ndaj Serbise

Kosova i kerkon Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te rrisin presionin ndaj Serbise per zbatimin e marreveshjeve me palen serbe dhe rifillimin e bisedimeve dypaleshe, lidhur me ceshtjet teknike. Deklarata u be dje nga zv.kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, gjate nje konference per shtyp, menjehere pas perfundimit te mbledhjes se qeverise. Sipas Kucit, zbatimi i marreveshjeve te arritura ne tryezen e bisedimeve, nga pala kosovare, kerkon reciprocitet ne zbatim edhe nga pala serbe. Persa kohe kjo nuk po ndodh, atehere eshte e nevojshme garancia dhe presioni nderkombetar ndaj Serbise, per implementimin e marreveshjeve. "Republika e Kosoves i ka kryer te gjitha obligimet e veta, te marra ne procesin e dialogut. Ne kete drejtim, kemi filluar dhe kemi marre gatishmeri per implementim pike per pike te gjithe asaj qe kemi dhene edhe garanci, dhe tani mendoj qe mbetet ne duart e BE-se dhe SHBA-ve qe te shohin menyren se si i zbaton Serbia marreveshjet ku garante jane ata",- u shpreh Kuci. Ai vuri ne dukje faktin se dialogu mbetet rruga me e mire, edhe ne situata te pazgjidhshme. Nga ana tjeter, matja e hapave te integrimit te Serbise drejt BE-se, nepermjet zbatimit konkret te marreveshjeve, perben nje mjet per te rikthyer Serbine ne tryezen e bisedimeve. "Edhe ne situata te pazgjidhshme, ne mendojme prape qe dialogu eshte rruga me e mire. Por, kesaj radhe, mendoj qe topi eshte ne duart e BE-se dhe SHBA-ve qe ta rrisin presionin mbi Serbine dhe eventualisht, zbatimi apo moszbatimi i marreveshjeve te matet me rrugetimin e tyre ne BE dhe integrimet e tjera",- eshte shprehur Kuci. Gjate fjales se tij, Kuci ofroi garancine institucionale se Kosova asnjehere nuk do te jete e njeanshme ne marrjen e vendimeve, pa konsultim me faktorin nderkombetar. Gjithashtu, Kosova nuk do te jete nje pengese ne procesin e realizimit te dialogut. Dialogu Kosove-Serbi mbetet ende i nderprere, megjithe insistimet dhe ndermjetesimet e faktorit nderkombetar, per shkak te pales serbe, e cila kerkon te perfshije ne kete dialog edhe situaten e krijuar ne pikat kufitare 1 dhe 31, ne Veri te Kosoves. E.Hakorja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›