E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi për Euron, shqetësim në grupin parlamentar të PASOK

ATHINE- Pas ministrit të Financave, Venizelos i cili u deklarua kundër një referendumi që vë në diskutim daljen e Greqëisë nga Euro, është ministri për Zhvillimin Rural Kostas Skandalidis, që kërkon takim urgjent të grupit parlamentar të PASOK, ndryshe sic tha ai “votëbesimi i qeverisë nuk ka kuptim”.
Në një deklaratë ministri Skandalidis thotë: “Grupi parlamentar i PASOK duhet të mblidhet për të përcaktuar zhvillimet para votëbesimit të qeverisë. Është e kuptueshme që një referendumi mbi çështjen e qëndrimit ose jo të vendit në eurozonë i mungon sensi, sepse rruga evropiane e vendit është përcaktuar dhe dhe nuk është e negociueshme."

Edhe dy deputetë të PASOK Vardikos dhe Kartalis deklaruan se do t’i thonë “JO” zhvillimit të referendumit me këtë pyetje.
Vardikos tha se do të japë besimin për qeverinë, por nuk mund të votojë në favor të referendumit. Kartalis e përshkroi iniciativën referendum si një "mendjelehtësi politike."

Deputetja Eva Kaili ka ripërsëritur sot se nuk do t’i japë mbështetjen kësaj qeverie.
Në grupin parlamentar të PASOK ka mjaft deputetë që mund të dalin kundër referendumit, dhe të vënë në dyshim zbatimin e kësaj nisme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›