E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkime per autoret e vrasjes se serbit


Policia e Kosovës ka kryer bastisje në kërkim të autorëve të vrasjes së një serbi dhe plagosjes së dy të tjerëve, incident ky që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në lagjen Kroi i Vitakut.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Besim Hoti ende nuk ka as të dyshuar dhe as të arrestuar për incidentin që filloi si përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veriun e tensionuar të Mitrovicës.

​​“Policia ka bastisur edhe një shtëpi tjetër dhe në këtë fazë kemi në proces të intervistimit një person, por kurrsesi nuk mund të thuhet që ai është arrestuar, siç është raportuar në disa media”, tha për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti. Veriu i Kosovës “Viktimat nga një politikë e gabuar”Incidenti i Mitrovicës, reagon Prishtina Situata në veri të Mitrovicës

​​Ai shpjegoi se policia ka marrë deklarata nga qytetarët, banorë të kësaj lagjeje, në cilësinë e dëshmitarëve për të përshkruar atë çfarë në të vërtetë  ka ndodhur.

“Sipas pretendimeve të disa banorëve thuhet se grupi i personave janë futur në përleshje fizike, për qëllime, siç thonë ata, tentativë të vjedhjes, të disa shtëpive të banorëve shqiptarë aty. Sigurisht se një akt i tillë nuk justifikon përdorimin e armëve”, tha Hoti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në përgjithësi incidenti nuk ka reflektuar në aspektin e sigurisë.

I ashtuquajturi kryetar i Mitrovicës së veriut, Kërstimir Pantic, ka akuzuar njësinë speciale të Policisë së Kosovës për incidentin.
 
“Të gjithë e dinë të vërtetën, se ndaj serbëve kanë gjuajtur pjesëtarët e njësisë paraushtarake, ROSU, por të gjithë heshtin në lidhje me këtë”, transmetojnë deklaratën e Panticit, mediat serbe.

Kjo gjë është hedhur poshtë nga Policia e Kosovës, ndërkaq, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka bërë thirrje që të mos politizohet incidenti dhe mos të shërbejë për nxitje të dhunës.

Incidenti i së mërkurës mbrëma në lagjen “Kroi i Vitakut” të Mitrovicës, ku pas plagëve të marra vdiq një qytetar serb dhe dy të tjerë u plagosën, nuk do të ndikojnë në situatën e përgjithshmenë Veri.

Kështu deklarojnë në Qeverinëe Kosovës, por megjithatë, sipas zyrtarëve qeveritarë, incidente të tilla tensionojnë situatën në atë pjesë dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve të ekzekutivit.  

“Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për një incident të tillë. Natyrisht, e dënojmë incidentin dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e saj. Incidentet ndëretnike apo edhe incidentet me motive të tjera, pa marrë parasysh cilat mund të jenë, madje në rastin konkret, janë diçka që e tensionojnë situatën dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve që po i bëjmë ne”, deklaroi Hajderin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Duke folur për ndikimin që mund të kenë incidentet e tilla në dialogun Kosovë-Serbi, Kuçi ka kujtuar se dialogu është çështje mes dy shteteve, ndërsa incidentet, sipas tij, ndikojnë në fuksionalizimin e shtetit të Kosovës

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri: Menaxhim të integruar kufijsh
Shefja e delegacionit të Republikës së Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ideja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është konform përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Jahjaga: Të vazhdojnë bisedimet me Beogradin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbështet fuqishëm bisedimet Prishtinë-Beograd, të cilat kanë mbetur pezull që prej shtatorit. Prishtina paralajmëron Shkupin
Prishtina paralajmëron Shkupin se do të vendosë masa reciprociteti për mallrat nga Maqedonia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit për bllokimin e importit të miellit nga Kosova. “Top Story”, krimet e luftës në Kosovë
Kosova është shndërruar prej disa javësh në një lajm kryesor në media, për shkak të përplasjeve të ndodhura pothuajse çdo ditë në Veriun e vendit, akuzave e kundërakuzave, deklaratave dhe pafuqisë së autoriteteve vendore për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Megjithatë, është ish-Ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, ai që shndërrohet tashmë në personazhin e ditës, me procesin e tretë ndaj tij dhe të dytin për krime kundër njerëzimit. Limaj, në gjyq për "Kleçkën"
Të premten fillojnë seancat e rregullta gjyqësore për ceshtjen Klecka në të cilin akuzohet për krime lufte deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj dhe tetë bashkëluftëtarë të tij.

Lajmet kryesore

Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Masat shtrënguese, Roma voton sot
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›